e diel, shtator 30, 2007

Kafe Turke




Tani unë kam dëgjuar shumë metoda për kafen turke...
Unë e kam gjet timen

Sa për fillim e mira është të kesh nje xhezve bakri, pasi nxehet me shpejt dhe e jep me te shijshme kafen.
Sa për kafen është më mirë kur blen kafe të bluar e të freskët, sidomos kur i përzien 2 lloje...tip kafe të errët dhe kafe të çelur.


Unë e pij pa sheqer, kështu kafja ime nuk ka SHANCE të jetë me sheqer....dmth kafe ZEHER!!!

*2 lugë çaji Kafe
E përziejmë kafen në xhezve me pak ujë të nxehtë gjersa të shkrihet dhe më pas hedhim masën e ngelur.
(zakonisht mbushni gotën e kafes me ujë dhe hidhjani xhezves)

Vendosa në plitkë.....pas 2 minutash Kafja është gati!!!

Kujdes!!!
Kini parasysh të kini gjithmonë ndonjë filxhan të bardhë kafe për çdo rast kur dikush di të lexojë filxhan.

BUK me DJATH

Për të shijuar më mirë bukën me djath...."Mos hani koren e bukës rrugës për në shtëpi!"
E mira për bukën me djath është që ta ngrofim ose ta thekim bukën sa më mirë!
Si...ta thekim bukën?
Ose futeni në furrë sa të piqet , jo të digjet...ose thjesht 3 minuta e gjysëm në thekse.




Ka rëndësi shumë gjalpi....ah gjalpi është i rendësishëm. Nuk duhet të jetë gjalp nga ata që rrinë si të shkrirë! Gabim!
Duhet gjalp që të jetë i ngrirë dhe kur të lyejmë bukën të shkrihet aty.
Sa për djathin e bardhë...zgjidheni vetë, por unë do parapëlqeja djath dele.

Mund ta shoqëroni me piper , kastraveca, qepë të njoma , salçiçe ose një gotë çaj mali kur bën ftohtë! ose ça të doni i herë...ose ça të keni në frigorifer!

E mira fare është të hani në nje tavolinë me mbulesë që më pas...të shkundni thërrimet!