e martë, nëntor 27, 2007

Pilaf me perime dhe mish qëngji

Tigan i gjerë
Tenxhere mesatare


Mish qengji
50 gr oriz
1 kungull
1 karrotë
1 kokërr qepë
jeshilliqe
40 gr kërpurdha
rrush i thatë


Zihet mishi në tenxhere, dhe i njëjti ujë përdoret për të zjerë orizin. (masa 1 me 2)
Në një tigan vihen për tu skuqur qepët, kungujt dhe karrotat. Lihen me zjarr të ulët për pak kohë dhe u hidhet dhe mishi.
Pasi të jetë lënë orizi për 10 minuta për të zjerë, hidhet në tigan dhe i hidhet pak nga uji i mishit. Lëhet të zjejë duke u përzjerë për 10 minuta a më shumë. Në fund i hidhen ca kokrra rrush të thatë.

SHoqërohet shumë mirë me kos.

Pilaf me perime dhe mish qëngji


Tigan i gjerë
Tenxhere mesatare


Mish qengji
50 gr oriz
1 kungull
1 karrotë
1 kokërr qepë
jeshilliqe
40 gr kërpurdha
rrush i thatë


Zihet mishi në tenxhere, dhe i njëjti ujë përdoret për të zjerë orizin. (masa 1 me 2)
Në një tigan vihen për tu skuqur qepët, kungujt dhe karrotat. Lihen me zjarr të ulët për pak kohë dhe u hidhet dhe mishi.
Pasi të jetë lënë orizi për 10 minuta për të zjerë, hidhet në tigan dhe i hidhet pak nga uji i mishit. Lëhet të zjejë duke u përzjerë për 10 minuta a më shumë. Në fund i hidhen ca kokrra rrush të thatë.

SHoqërohet shumë mirë me kos.

e shtunë, nëntor 24, 2007

Ja pse kena qenë të zënë

Se skemi pas kohë, dhe të mërkurë të enjte ishte një gatim i paparë....por ama si shpërblim, kishim shumë gjëra të mira ndër të cilat dhe Konjak Skënderbeu që siç thotë S. ta merr ndërgjegjen pas 2 gotash.

Tarte Tatin



4 mollë të qëruara
Verë e kuqe
Sheqer i kuq 150 gr
Gjalp 100 gr
Rrush i thatë

Bëhet njësoj si menuja e mërparshme që gjendet këtu, por ama, mollët pasi të jenë të qëruara lihen në një enë të mbushur me verë të kuqe. KJo i shton më shumë shijen.
Këtë herë, nuk përgatita brumin po e bleva të gatshëm.
Këtë uikend kam bërë 4 copë, dhe 1 orë e gjys vetëm duke qëruar...aiiiiii


Kjo ideja që i hodha verë, e bënte tarte Tatin shumë shumë më të shijshme.

Shoqërohet me krem apo me akullore ose ndryshe "a la mode".

Shkon shumë me konjak apo uiski.

Trahana




Trahana
Bukë jo e njomë, më së shumti kore buke
Djath
Ujë
Vaj ulliri ose gjalp i skuqur




Vihet uji në zjarr bashkë me trahanan. Për 10 minuta përzihet gjersa kokrrat e trahanasë të zjejnë mirë e mirë.

Merret korja e bukës dhe ndahet në copa të vogla dhe hidhet në një pjatë.
I hidhet trahanaja, dhe sipër i hidhet djath i copëtuar dhe vaj ulliri ose gjalp i skuqur.



Zakonisht i hidhet dhe piper i kuq. Oh....nuk ka gjë më të mirë në një ditë të ftohtë.

Pak sallam i skuqur apo salçiçe do ishte një shtesë shumë e mirë.


P.s. ajo buka është e bërë vetë..

Petulla

2 gota miell
1 gotë kos
erëza të prera mirë
pak sodë buke
Kripë


Përzihen të gjitha këto sipas menusë së Enit, dhe vihen në zjarr të nxehtë. Hahen shpejt e shpejt me djath apo ndonjë gjë tjetër.(sheqer a ku ta di unë)

Gjellë me presh

Presh (1 kg)
Qepë (1 kokërr)
Mish viçi (1 kg)
Vezë 1kokërr
Miell 1 lugë gjelle
Kos 2 lugë gjelle
Lëng Limoni sa tkeni qejf
Vaj ulliri 1 lugë gjelle
2 thelpinj hudhra
erëza të ndryshme (jeshillëqe)


Tenxhere e madhe
Tigan i gjerë
Tenxhere e vogël

Zihet Mishi dhe ndërkohë që zihet në tigan i vihet vaji i ullirit.
Priten dhe pastrohen qepët dhe preshët dhe vihen në tigan. Pasi të kenë marrë një ngjyrë të errët, hiqen nga zjarri dhe i shtohen mishit në tenxhere.
(e mira është që të mos përdorni ujë çezme për gatimet tuaja).

Rrihet veza dhe përzihet me kosin dhe miellin. Mund ti hidhen dhe erëza të ndryshme.
Shtypen hudhrat dhe i hidhen masës së përgatitur. Pasi përzihen mirë e mirë vendosen në tenxheren e vogël, dhe lihen në zjarr duke u trazuar për 5 minuta.

Pasi të ketë zjerë mirë e mirë mishi dhe prasi bashkë me qepët. Hiqet nga zjarri tenxherja, lihet të ftohet dhe i hidhet masa që u përgatit në fund.
Hahet me lugë të madhe.

e shtunë, nëntor 17, 2007

Mish Viçi me salcë K.




Ideja ishte që kisha harruar të fusja mishin në ngrirje, dhe duhej ta gatuaja sa më shpejt.

çfarë kisha në frigo:

Për mishin:
Mishin (domosdo)
Kërpurdha
Balsamic Vinegar
Qepë Shallots
Hudhra
Vaj ulliri
Majdanoz, borzilok, dhe ca jeshillëqe që sua di emrin


Për Salcën (se nuk më hahej mishi i thatë)

1 kokërr vezë
Miell
Limon
Mustard
Lëng Mishi
Sour Cream
Arra


Atëhere fillojmë me mishin...mishi mish!
Zihet mishi për 10-15 minuta, duhet të kihet parasysh që mishi i viçit zjen shumë shpejt, se është i mirë prandaj.
Në një tigan hidhen qepët dhe hudhrat në vaj ulliri me një zjarr mesatar.
Pasi të ketë zjerë mishi, u hidhet qepëve.
Lahen jeshillëqet dhe përzihen bashkë me kërpurdhat dhe me Balsamic Vinegar.
E gjithë kjo masë i hidhet mishit dhe gjithashtu kripë piper, dhe ndonjë erëz që në këtë rast ma kapi dora dhe se mbaj mend ça ishte.
Piqen në zjarr të mesëm për 10 a 15 minuta.




Në një tas rrihet veza.
Shtrydhet limoni, dhe i hidhet vezës dhe gjithashtu disa lugë gjelle sour cream.
Vendosen në një tenxhere të vogël, me zjarr të ulët, dhe përzihen mirë e mirë, dhe u hidhet një lugë gjelle Miell. Vazhdon përzierja.
Në fund, merret pak sour cream, përzihet me mustardën dhe me arra të qëruara, dhe i hidhet kësaj mase.

Shërbehet normalisht me mishin në një pjatancë dhe salca në një tas për salca dhe i hidhet mishit përsipër. Lëpihen gishtat në fund.

hiaaaaaaaaa

Pain Au Lait

Më kish marrë malli për ca Sanduiçe të Zvicrës me gruyere...kështu pa shance për të gjet të njejtën bukë....dola në konkluzionin...




600 gram Miell
300 ml Qumësht
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle sheqer
maja birre
Sodë buke
1 kokërr vezë


Merret të gjitha këto, hidhen në një tas dhe rrihen e rrihen mirë e mirë. Punohet brumi, dhe mbulohet me një letër alumini dhe lihet për 1 orë që të fryhet.

Më pas ndahet në forma të vogla, dhe lihet dhe një orë tjetër.



Pas këtij dy orëshi, që duket si 2 vjet, vihen në furrë të ngrohtë me zjarr të mesëm. Pas 20 minutash janë gati.

e hënë, nëntor 12, 2007

Qofte Kungujsh

duhen:

2 kunguj
djath
thërrime buke
qepë 1 kokërr
2 qepë të njoma
hudhra
vezë
djath
erëza
Miell




Kunguj priten dhe vihen për tu zjerë për dhjetë minuta me pak kripë.
Qepët vihen të skuqen, dhe pasi të kenë marrë pak ngjyrë u hidhet hudhra dhe pas 5 minutash hiqen nga zjarri.
Djathi përzihet me thërrimet e bukës, qepën dhe erëzat.

Kungujt pas zierjes, shtrydhen mirë e mirë sa ti dalë i gjithë uji, dhe vihen në një enë të thellë, dhe aty hidhen dhe të gjithë përbërësit e tjerë.

Merren pak nga pak, bëhen në formë topash duke i rrotulluar mirë nëpër duar, dhe bëhen pak petashuqe, lyhen me miell dhe skuqen.

Hahen pastaj

Speca te skuqur me djath

Duhen:

3 a 4 speca
2 kokërr vezë
miell
djath
erëza



specat priten pergjysem dhe pastrohen. Vihen për tu pjekur, dhe pas pjekjes, lihen të ftohen dhe u hiqet lëkura.

Në një enë përzihet një kokërr vezë, djathi dhe erëzat.

Merren 2 pjata. Në njërën hidhet mielli, në tjetrën veza e rrahur.

Merren specat e qëruar, vendosen një herë në miell, më pas tek veza, dhe përsëri në miell.
Mbushen me djathin dhe erëzat, dhe mbyllen si të ishin të paprerë, dhe vihen për tu skuqur.

Buk misri

1/2 filxhan miell i bardhe
1 1/2 filxhan miell misri
1 luge sode buke
1 luge kripe
1 kokerr veze
pak sour cream apo kos
dy luge vaj
kripe
piper

Perziejme miellrat dhe soden e bukes, dhe kripen,

Ne nje ene rrahim vezen dhe i hedhin kosin dhe vajin.

I perziejme te gjitha dhe i vendosim ne nje tave qe mundesisht te jete e nxehur ne furre.
Lihet ne furre per 20 min!
hahet per 2 dite:)

e premte, nëntor 09, 2007

Mus'haka *mos Mu Haka*



Ueee....unë kisha pak uri. Dhe kisha nxjerrë mishin e grirë, por nuk doja të bëja bolognese ...kështu shkova dhe ja gatova moussaka.

Në tavolinë:

Një patëllxhan
2 Kunguj
2 qepë
3 thelpinj hudhre
2 domate
Mish i grirë
Merlot (gjys shishe)
2 të bardha veze
Erëza
pak vaj ulliri
vaj spray

Beshameli
2 të verdha veze
një koqe ve
djath Parmiggiano ( mbaroi)
mozzarella
djath të bardhë (pak fare)
Miell (1/3 filxhanit)
Qumësht (1 1/3 filxhanit)
Pak gjalp





Priten kungujt dhe patëllxhanët. I hidhet kripë dhe lihen në një kullesë poshtë çezmës për disa minuta.

Vendosen në furrë për dhjetë minuta. Dhe lihen të ftohen. (Furra lihet e ndezur...fatura vjen muajin tjetër)

Në një tigan vendoset mishi i grirë dhe pak vaj ulliri lihet gjersa mishit ti iki ajo ngjyra e roztë që ka. Unë i hodha verë që në fillim. Pak ama+

I hidhen qepët, domatet dhe hudhrat e grira. Lihen në zjarr për 5 minuta.

Merren 2 të bardhat e vezëve. Rrihen mirë e mirë dhe u hidhen erëzat.



I hidhen mishit të grirë dhe më pas ktheni gjithë shishen e verës dhe liheni në zjarr të mesëm për disa minuta.
Hidhet dhe kripa dhe erëzat që keni qejf. Zakonisht unë përdor erëzat që janë në fillim të dollapit.

Në një tenxhere të vogël hidhet gjalpi, qumështi dhe mielli dhe përzihen gjatë gjithë kohës. Pasi të trashet i hidhen të verdhat e vezëve bashkë me vezën ( që i bie ti keni rrafur mirë përpara...).
vazhdoni ti përzieni...
Unë kisha një dorë përzieja mishin, tjetrën beshamelin. Dhe më kruhej hunda!!!
Më pas i hidhet djathi dhe në doni kripë apo dhe erëza të tjera.

Vendosen në furrë.
Një rresht me patëllxhana/kunguj.
NJë rresht me mishin e grirë.
Një rresht me patëllxhana/kunguj
Një rresht me beshamel

Vendosen në furrë dhe lihet gjersa beshameli të ketë marrë një ngjyrë më të verdhë.



Ta dija, kisha bërë Mish Tartar.

e enjte, nëntor 08, 2007

Salmon i pjekur në furrë



Salmon
1 kokërr qepë
1 domate
gjysëm limoni
Capers




Vendosen qepët në një letër alumini.Sipër i vihet salmoni.
Salmonit i hidhet pak kripë dhe lëng limoni.I vihen përsipër Domatet dhe qepët, limoni.

Mbështillet me alumin. Bëhen disa vrima tek alumini që të mos pëlcasi.

Lihet në furrë të graduar nga mesi i asaj gjësë që rrotullohet për 25 minuta.

byrek më mirë kur i blen 200lek

Po po , e kam menduar disa herë, kur përtoj të gatuaj dhe them, ah...për 250 lekë, blej një byrek, dhe jam në rregull, apo 300 lek një sfoliat tek liceu.

Por mendimet...vazhduan ndërsa une po gatuaja

Byrek me domate dhe qepë

Qërohen domatet he qepët ddhe priten shumë hollshëm e vihen në një tigan për tu pjekur.
Hapen petët ( të gatshme...i ka bërë frëngu ditë përpara)

dhe vendoset masa e përgatitur. mbështillet...unë bëj më së shumti tip trigonash, dhe futen në furrë në një temperaturë mesatare.



Byrek me djath dhe spinaq.

Djath
Vezë
Kos
Spinaq i zjerë

Përzihen të gjitha këto ingredientet, dhe si më sipër, masa i hidhet petëve, futen në furrë.

F!erkohen duart mirë e mirë dhe pritet sa të piqen.

Patate në furrë me djath dhe limon

Nuk kisha mish në frigo, dhe nuk më gatuhej asgjë që mbante karbohidrate, nuk po mu hanin, kështu një sy dollapit dhe në kërkim e sipër u gjetën:


Patate të reja
Karrota të vogla
Qepë (një kokërr)
Domate
Djath,sour cream
Ullinj
Parmiggiano (akoma ska mbaru)
2'3 Limona

Redaktuar me vone:(pasi mu kthy kujtesa)

Zihen patatet dhe karrotat në një tenxhere me pak kripë.
Ndërkohë merret djathi dhe kremi (sour cream, apo ricotta) dhe përzihen. I hidhen dhe ullinjtë. Dhe pasi të jetë bërë një masë e mirë.
PRovohet....hm...dhe hahet pak, dhe i hidhen dhe disa erëza.

Limonat shtrydhen
Merren patatet , qërohen dhe priten.
Vendosen në një tavë. Dhe përzihen me masën e përgatitur.
I hidhet lëngu i limonit. Dhe pak ujë, dhe futen në furrë.

Nëse patatet janë të zjera mirë, pjekja do marri më pak kohë.

e mërkurë, nëntor 07, 2007

Ndryshime ne Faqe

Popo ndryshime,
se pervecse , e kam filluar diten me ratio 1:2 lajme te keqija,
Dmth 1 ne dy njerez qe takoj apo flas me jep nje lajm te keq,
tani qe erdha te pija nje cigare, dhe te beja nje post te ri, per patate dhe byrek, shoh qe hackerizmi kishte marre udhen!

hmmmm, hackerizmi...

keshtu qe tani e tutje, duhet me shkrujt ca shkronja nese doni te shkruni komente...
nese nuk doni te shkruni shkronjat, atehere, pohoni me koke, dhe e kuptojme!

e enjte, nëntor 01, 2007

Speca dhe Domate të mbushura me mëlçi

Speca
Domate
Mëlçi
Djath
Kërpurdha
erëza
Krem Djathi
Oriz
Lëng Mishi
verë e kuqe



Specat dhe domatet, priten tek bishti dhe u hiqet pjesa e brendshme.

Mëlçitë skuqen në një tigan të gjerë, u hidhen erëzat, kërpurdhat dhe domatet. Përzihen me verën e kuqe dhe me kremin e djathit.
Pasi të jetë bërë pak masë e trashë i hidhet pak lëng mishi bashkë me orizin (orizin mund ta zieni disa minuta që përpara). Lihet në zjarr të vakët për pak minuta.
domateve. Mbushin
Më pas masa i hidhet specave dhe domateve dhe vendosen në një tavë dhe u hidhet dhe lëngu i mishit.
Mos i mbushni plot, pasi orizi kur zjen hapet si me qenë në supë.


Domate dhe mëlçi dilte shumë e mirë. ende nuk e kam provuar specin e mbushur.

Role Patëllxhanësh

Sa për hyrje, hera parë që e gatuaj këtë gjënë, dhe hera e parë që e provova, po dilte shumë shumë e shijshme.

Duhen:
patëllxhana (2 copë)
Proshutë e hollë
Krem Djathi
Chevre
Kërpurdha


Patëllxhanët prihen përsë gjati, dhe vendosen mbi kartopiceta.I hidhet kripë. I vihet dhe nje kartopicetë mbi, dhe lihen ashtu si perime pa perime për 1 orë e gjys a 2 orë.

Më pas skuqen në vaj ulliri rreth 3 minuta, sa të marrin ngjyrën e errët.

I shtrohet kremi i djathit. Sipër me delikatesë i vihet Proshuta dhe pak Chevre dhe pak Kërpurdha dhe rrotullohen dhe vihen në një tavë.

Unë kur nuk më rrinin mirë rolet i vija një fije proshutë sipër dhe sikur i lidhja më mirë. I hodha dhe pak salcë domate sipër.

Lihen në furrë me zjarr mesatar për 20 minuta.

Të ngrohta ishin shumë të mira. Tani po pres të ftohen dhe ti provoj të ftohta.


P.S. Eno..kjo ishte për ty, se mi bëre fiksim patëllxhanët. :)