e martë, mars 18, 2008

Kala Dibronçe me Patëllxhana dhe Kunguj



Dhe djath...dhe shumë gjëra të tjera....

2 patëllxhanë
1 kungull
Djath Danez
Arra të qëruara
1 k... Domate
Një qepë të ndarë me fletat
Erëza
një Zemër të mirë
dhe nerva për të gatuar
dhe një furrë dhe tigan

Patëllxhanët dhe kungujt priten vertikalisht që të bëhen rrathë rrathë, lihen në kullesë për gjysëm ore dhe vihen për tu skuqur në një tigan me vaj për 5 minuta.
Mund ti vini dhe në furrë gjithashtu me ujë për 30 minuta dhe ti lini të piqen atje, po kjo puna e tiganit është më e shpejtë.
Më pas, (angari o angari) fshijini mirë e mirë që të mos u lini shumë yndyrë.
Sa më i nxehtë të jetë vaji i skuqjes aq më pak thithin këto vaj, po sërish xhelatinë bëhen dreçkat.

Djathin Daney (danez nga ai i buti, apo double cream feta në US) e përziejmë me arrat dhe me erëza. (kam kohë që i kam gatuar smë kujtohet mirë)




Bëjmë shtrimin. Dmth unë bëra shtrimin..

Një rrumbullake Patëllxhan
NJë rrumbullake kungull
Një fletë qepë
Djathi me arrat
NJë rrumbullake patëllxhan apo kungull
Një copë domate.

Ashtu vihen në furrë për 15 minuta.

2 komente:

eni tha...

me kepute fare me ate zemren e mire:))kjo ma beri me sy!

K. tha...

degjo, kete mund ta besh dhe jo ne furre ma pret mendja!
Dmth pasi ti skuqesh, ti lesh pak dhe ti vesh si ne tip grill ne sobe!

po po kemi filluar serish fushaten, nuk ka si patellxhani!