e martë, mars 18, 2008

Kek me rrush te thatë




5 kokrra veze
miell
Sheqer
1 gote kos
1 gote vaj
rrush te thate
kakao
Arra
Sode buke

Rrihen mire vezet dhe i hidhet kosi dhe vaji.
Pasi te jene perziere mire e mire, fillohet i hidhet mielli pak e nga pak, dhe sheqeri gjerisa brumi te behet gjysem i trashe, dhe te mos rreshkase kollaj nga luga. ( dhe nderkohe mund te filloni ta hani ashtu sic eshte pasi eshte shume e shijshme).
I hidhet dhe rrushi i thate.

Ne taven speciale ( nga ato me vrime) per kekun hidhet afersisht 90% e mases. ( ose 80% nese iu pelqen me shume brumi me kakoo)
mases qe ngelet i hidhet kakao , perziehet mire. Lepihet, hahet...dhe vihet ne furre me 220 Grade.

Pas 1 ore eshte gati...dhe me zemer te thyer hahet, se si brumi nuk ka!

4 komente:

Anonim tha...

Po pra brum, qe te na zeje barku dhe pasta ... Ca keshillash qe jep tina!

Po kjo eshte semundje profesionale se edhe une kur gatuaj keshtu gjonash num me rrihet pa e fut garuzhden ne goje. Ose te lepije fundin e enes ku bohet brumi. Si puna e Tipit. Trazo e trazo dhe ...

K. tha...

Ore...ti...
ajt se kur te vish për vizitë ta tregoj unë brumin.
Brumi i kekut nuk ka fjalë që të shpjegohet. Të betohem.
Kur e gatuaja në Zvicër, dhe ishim tre veta... të na shihje me lugë, dhe keku dilte si revani e vogël.

BEBOPCOWBOY tha...

po te vij une jo revani qe nuk del e nuk del po ka mundesi te hyj bosh e te dali bosh nga fura tava.

Juve paskeni qene tre por une isha nje dhe pastaj mbaja barkun me dore ... lere, lere se na kujtove kohen e ballit na kujtove kur i binim kosit me lug. se nuk me kujtohet mire as ajo fjala e urte.

eni tha...

hahah e nolt kjo BC:)