e martë, prill 15, 2008

Bukë Misri


Duhen:

1/3 gotës (cup) Miell
1 1/3 gotës Miell Misri
Pak sheqer, Kripë
1 gotë Kos apo Sour cream
1 kokërr vezë
2 lugë vaj ulliri
Një lugë sodë buke
NJë lugë Baking Powder

Përzihen të thatat bashkë.
Në një pjatë të veçantë përzihet kosi veza dhe vaji i ullirit. Unë zakonisht këto kriprat dhe sheqernat i hedh bashkë me vezën. Këtë përzierje ua hedhim miellit, dhe i punojmë së bashku ( më mirë me një lugë apo spatul) gjerisa mos të ketë ngelur gjë e thatë.
Nëse nuk qullen të gjitha, mund ti hidhni pak ujë të ngrohtë.

Ndërkohë që punojmë brumin (merr fare pak kohë, max 10 minuta) ndezim furrën në 400 Gradë Farhenheit, dhe fusim tavën ku do të vendosim brumin.



Pasi ta kemi përgatitur brumin,
Marrim tavën (e nxehtë tava tashi, kuptohet)
I fusim brumin dhe e lejmë në furrë po me 400 gradë për 20 a 25 minuta,


Hahet ashtu e nxehtë me gjalp, djath dhe qepë të njoma.


Updejt

Del shumë e mirë gjithashtu dhe me Pesto dhe me Parmiggiano.
Apo me djath të bardhë të grirë dhe me domate të thata.

Oh...çna gjeti..vetëm bukë misri duke ngrënë.

5 comments:

eni said...

yum yum ..tu shtofte jeta:)

veji dhe fotot shpejt ke xhaxhi se i pashe qe i ke vu ne flickr..puç

jenny said...

Komplmente ..Blog edhe receta te mira.Mund te me shpjegosh perse i perdor te dyja bashke(soden e bukes dhe baking powder)?Nuk mjafton vetem baking powder?

K. said...

Tashti, soda e bukës është për ta fryrë pak...nga ana tjetër, Baking Powder ka të tjera veti.

Prsh nëse e rref vezën me baking Powder seç bëhet diçka e çuditshme dhe fillon veza merr kot...
fillon mendon njeriu,..veza apo pula?
se seriozisht duket sikur po rreh disa vezë, dhe jo vetëm një ve.


PAstaj...ke libri i frëngut kështu thoshte...

Ledio said...

kokrre, dike me gatu ti mi goce? uaa, te them te drejten fare, s'me shkonte naj here ne menje. bravo tjetra.

K. said...

Po rrimë rrimë tha, dhe sorrollatemi me tigana e vaj nëpër duar.

Faleminderit.