e martë, maj 20, 2008

Barbunja

Barbunja

3 kanaçe barbunja
2 kokrra qepë
1 hudhër
Domate (ka diced tomatos në treg për përtacët)
Mish

Meqë nuk ka barbunja në treg tani, në US mund të blini Italian green Beans.

Vini mishin për të zjerë.

PO zjen mishi?
OK.

Në një tigan hidhet pak vaj ulliri që të vijë era vaj ulliri dhe hidhet qepët. Kaurdisini mirë e mirë dhe kur të jenë zvedhur hidhni Barbunjat. ( nëse i keni barbunjat e freskëta, lajini, prijini majat dhe bishtat, dhe zjejini për 10 a 15 minuta, dhe ajdeni tek tigani tashti)

Gërr gërr gërr trazojmë Barbunjat dhe pasi të duken të pjekura mirë..dmth shumë shumë po shumë të zubutura i hidhen domatet me pak lëng.

Lihen në zjarr për disa minuta.

Mishi?

Po mishi?

Kjo e gjitha i hidhet mishit ( nëse ka shumë lëng derdhjani pak) lihet pak në zjarr, dhe pastaj vihet online dhe kot hutohesh se nuk të hahet më.

3 komente:

nuvole tha...

po birren mi? ku e le?

K. tha...

kom harru:)

Serendipituous tha...

"dhe pastaj vihet online dhe kot hutohesh se nuk të hahet më." hahah sa kam qeshur. hallall blogu!