e diel, shtator 30, 2007

Kafe Turke




Tani unë kam dëgjuar shumë metoda për kafen turke...
Unë e kam gjet timen

Sa për fillim e mira është të kesh nje xhezve bakri, pasi nxehet me shpejt dhe e jep me te shijshme kafen.
Sa për kafen është më mirë kur blen kafe të bluar e të freskët, sidomos kur i përzien 2 lloje...tip kafe të errët dhe kafe të çelur.


Unë e pij pa sheqer, kështu kafja ime nuk ka SHANCE të jetë me sheqer....dmth kafe ZEHER!!!

*2 lugë çaji Kafe
E përziejmë kafen në xhezve me pak ujë të nxehtë gjersa të shkrihet dhe më pas hedhim masën e ngelur.
(zakonisht mbushni gotën e kafes me ujë dhe hidhjani xhezves)

Vendosa në plitkë.....pas 2 minutash Kafja është gati!!!

Kujdes!!!
Kini parasysh të kini gjithmonë ndonjë filxhan të bardhë kafe për çdo rast kur dikush di të lexojë filxhan.

6 komente:

eni tha...

mirese vjen K..

E drejte xhezjva e bakrit e ben me te mire kafen turke.Vetem se uji duhet te jete i ftohte a ka mundesi me u marre nga frigoriferi dhe te behet me zjarr sa me te ulet.Ne fillimet e kafes berja e saj zgjaste 15-20 minuta..urime per blogun..

K. tha...

JO unë e kam një xhezve nga këto që zgjasin 20 minuta...po ta merr shpirtin, se nuk po pres për nusen të dali nga shpia...kështu që kjo e bakrit hyn në punë:)

Ujin e ngrohtë e përdor kur e përziej kafen, dhe pastaj të ftohtë...punë kujtese në fakt....se sado të shkruaj, më shume e pi se sa e mendoj!

nevila tha...

moj shoqe e kisha harruar fjalen aneks...cudi se kur vinin miqte, kusherinjte nga tepelena etj etj , ne kalamajt na rrasnin te divani i aneksit qe te mos degjonim muhanetet e te rriturve...!!ty te rafte i gjo e mire qe te shkon mendja te keto(si ti quaj???) gjera le te themi. Mos harro te keshillosh buke te thekur me uje sheqer, me kakao ose kafe siper, sipas mundesise. puc foooooooooort

akvllnaja tha...

Ta gëzoç bllokun!
:)

K. tha...

Ose si puna....mëlçi pas Hangover.

Ej....po nuk po e dija a shkruhej Anex a Aneks....

belle_fleur tha...

Urime per blgun:)