Ok, kjo gjella ime ( vazhdoj të kem dhimbje koke...kështu që bëj përzierje fantastike për shkak se nuk më punon truri).
Duhen:
Presh
Karrota
qepë e qëruar
2 thelpinj hudhra
bazilik
domate
oriz
barley
Mish
kripë
Zjehet mishi (me copa) dhe kripa. Ndërkohë pastrohen prasi dhe qepët, priten dhe skuqen bashkë me hudhrat në një tigan. I hidhen mishit. I hidhen gjithashtu dhe karrotat. Pasi të kenë zjerë mirë mirë i hidhet dhe nja 2 grusht oriz. Nuk kam vënë masa, se unë e bëra këtë gjellën për gjithë lagjen dhe për gjithë javën.
Lihen të zjejnë me zjarr të ngadaltë për shumë orë. 2 a 3.
Në një enë tjetër zihet barley (barley të lodh, se do shumë orë të ziejë) dhe pasi të ketë zjerë mirë e mirë, i hidhet gjellës.
Lihet dhe një orë për tu zjerë, dhe ndërkohë, do keni ngrëne bukë e më the të thashë, se kur ha kaq shumë kohë ushqimi të zë uria.
e hënë, tetor 29, 2007
Gjellë për të ngrohur shpirtin
shkruajti
K.
në orën
4:38 e paradites
3
llafe
Tarte Putain
Duhen:
6 mollë të qëruara
2 lugë sheqer
Ujë
Gjalp
dhe brum i përgatitur më mirë
Konjak
apo për brumin
1 kokërr vezë
2 gota çaj miell
2 lugë ujë të ftohtë
1 lugë sheqer
(brumi duhet të bëhet në një mixer të shpejtë jo me dorë. Përzihen të gjitha ato...shkurt, bukur, pa gabime)
Qërohen mollët dhe priten bukur (jo siç i pres unë...të dali ku të dali)dhe vendosen bukur bukur në një tavë të lyer me yndyrë..
Ngrohet furra tek 230 gradë.
në një tigan hidhet gjalpi dhe sheqeri dhe piqet sa të bëhet pak si karamel. Mund ti hidhni erëza si tip kanelle apo dhe arra...si ta doni. Unë nuk e dua kanellën (sidomos në sultiaç) kështu që nuk i hedh, po i hodha arra, dhe sikur ma rëndon tarte putain tim.
Kjo masa e sheqerit i hidhet mollëve dhe tava futet në furrë.
Lihet të piqet gjersa mollët të marrin një ngjyrë të errët.
Pasi të jenë errësuar mollët, i vihet brumi përsipër (i hollë) (seriozisht, më mirë blijeni të gatshëm) dhe lihet për 10 minuta (10 minuta....jo më shumë....).
Pra për 10 minuta, dhe HIQET nga furra!
Unë e harrova këtë dhjetë minutëshin....po nuk e harrova prsh dhe e hoqa pas 15 minutash....jooooo, e hoqa pas 40 minutash, kështu që ajo masa ime, doli gur dhe mollët qull.
nejse,
Hiqet nga furra dhe vendoset në një pjatë. Dmth kthehet mbrapsht tava dhe hidhet në pjatë.
Shërbehet e ngrohtë.
p.s. unë i hodha dhe konjak, se më pëlqen. SHërbehet me krem panna apo me akullore. Apo ashtu siç është. OSe nuk shërbëhet fare, dhe hahet aty siç është shpejt e shpejt,
shkruajti
K.
në orën
4:28 e paradites
6
llafe
e premte, tetor 26, 2007
e enjte, tetor 25, 2007
Mish i grirë në furrë
E para....mos provoni të gatuani kur keni dhimbje koke!!!!!!
Gatimi më i mirë do të ishte, 2 tylenol dhe nje gotë me ujë!
Përbërësit:
Mish i grirë
qepë të grirë, bukë e lagur, majdanoz, djath i bardhë
1 kokërr vezë
2 kunguj të qëruar dhe të prerë në rrathë(vertikalisht)
mozzarella
djath parmiggiano (kam akoma dhe për ca gatime)
verë e kuqe
salcë cranberry/rasperry
Qepët grihen në rende bashkë me bukën dhe djathin e bardhë. Përzihen me vezën (e rrahur) dhe me mishin e grirë.
Skuqen për pak minuta në një tigan.
Më pas vihen në furrë bashkë me kungujt dhe u hidhet dhe vera. Pasi te jenë pjekur për 25-30 minuta, i hidhet sipër mozzarella dhe parmiggiano, dhe gjithashtu i hidhet pak salcë e ëmbël (cranberry/rasberry) dhe më shumë verë.
Unë i kam qejf ku ka pak thyerje në diçka të kripur me pak të ëmbël, dhe kjo ideja e salcës së ëmbël, edhe pse duket shumë shëmtut, ishte e shijshme.
Tips: gatuajeni pasi iu ka ik dhimbja e kokës.... e shijshme po e shëmtut...
shkruajti
K.
në orën
9:49 e pasdites
2
llafe
erëza mish i grire, në furrë
Supë me domate
Unë mbaroj për supë domatesh. Sidomos në verë kur e shërbejnë të ftohtë.
Po siç e kam thënë, kur skemi lekë gatuajmë vetë. Ja si u bëka dhe kjo supa.
1 kuti me domate të qëruara
2 thelpinj hudhra
1 qepë shallots
Borzilok( Basilik...është borzilok?)
gjalp
Verë e kuqe
Në një tenxhere vendoset pak gjalp, dhe i hidhen hudhrat dhe qepa e prerë shumë imët.
Pasi të jenë skuqi i çik, hidhet masa që ka në kuti të domatave.
Lihet të ziejë për 10 minuta max, dhe më pas, merret nje mixer dhe hidhet gjysma e supës. Më pas gjysma tjetër, dhe ja iku dhe supa.
Oh....i vihet dhe baziliku
Unë i hodha dhe pak merlot, sa për shije.
shkruajti
K.
në orën
9:39 e pasdites
2
llafe
e mërkurë, tetor 24, 2007
Oh mi molle mi molle bukuroshe
shkruajti
K.
në orën
12:12 e paradites
0
llafe
erëza për qejf të shpirtit
e hënë, tetor 22, 2007
Boeuf Tartare
Caution: This is not a vegetarian Dish!!!!!!
OK, kjo është nga pjatat e mia të preferuara. është shumë e thjeshtë për tu përgatitur.
150 gr mish të grirë
qepë në rende
një e verdhë veze
pak mustardë
Capers
Kripë,
bukë të thekur.
Kryesorja për këtë gatim (që nuk është gatim) është që mishi i grirë duhet të jetë i freskët. Pasi hahet i gjallë, dhe sa më i freskët aq më mirë. Gjithashtu, unë e fus për pak sekonda në ujë të përvëluar sa ti ngordh ndonjë bakterie.
I përzien të gjitha këto, merr bukën e thekur, e lyen me tartarin dhe ....oooo, çfarë qejfi!!!
P.S. nëse doni ta hani po keni dhe njerëz të tjerë në tavolinë, më mirë të pyesni në fillim, se nuk është ushqim që kapërdihet kollaj nga syri dhe mendja.
shkruajti
K.
në orën
11:36 e pasdites
5
llafe
erëza mish i grire, për qejf të shpirtit
e shtunë, tetor 20, 2007
Jo vetëm buk po dhe KULAÇ
Për inat të përtesës sime për te shkuar e blerë bukë, me një uri të madhe (që u ndërpre nga pickimi i brumit dhe birrës) iu futa përpunimit...për kulaç.
përbërësit:
Serge Gainsbourg...(në mendje)
2 vezë
Miell misri
Miell (ça është mielli i bardhë dhe i herë??((birra, birra me stomak bosh)) )
Kos
Pak ujë të ngrohtë
Kripë
Djath të bardhë të thërmuar
Djath Parmiggiano ( duket që këto ditë kam ble parmixhano prandaj...ngado fut hundët)
Pak piper
Majdanoz
Kërpurdha
Sodë Buke
Rrihen vezët me kosin dhe sodën e bukës.I hidhet mielli dhe pa u bërë shumë i trashë brumi (unë e ndaj në tre pjesë...se përtoj ta punoj të gjithin) i hidhen këto djthrat, kërpurdhat.
Lyhen me yndyrë.
Unë tani....i hodha parmixhano sipër, dhe pastaj i hodha oil spray,kështu që ngelet parmixhano, dhe njërës i vura dhe 2 djath sanduiçi ( se duhet ti hiqja qafe)
Tani po pres...se si do dalin...
PO duhet të shkoj të qëroj qepët e njoma!!!
Update...se skemi pas kohe...mos beni kulaç nëse jeni me dietë, se kulaçi është shkatarrues....gjithë kohës....rreth e rrotull tij, sikur të kishte ardhur "Dashnore+" ne shpi...tu i bë muhabet gjithë ditës.
Kjo foto këtu është htjehst pilaf me kërpurdha dhe qepë.
shkruajti
K.
në orën
6:02 e paradites
8
llafe
e enjte, tetor 18, 2007
Pilaf me Pulë
Pas gjithë këtyre ditëve që vetëm dëgjoj njerëz që hajnë pilaf me pulë...sot i erdhi dita.
Përbërësit:
Oriz (1 gotë)
2 kofsha pule
Qepë
3 arra
disa kokrra rrush
karrota
gjizë
kos
verë e bardhë
majdanoz
parmiggiano
djath sanduiçi
hudhra
Zjehet pula për qejf me gjithë karrotat.
Ndërkohë që zjen pula, prihet qepa (jo shumë e imët).Merret një tavë dhe lyhet me yndyrë dhe vihen qepët. I hidhen hudhrat, arrat e qëruara, rrushi, gjiza, karrotat e zjera dhe kripë e parmiggiano.
Mbi to vendosen kofshët e pulës dhe i hidhet pak parmiggiano sipër, majdanoz, 2 feta djath sanduiçi.Dhe i hidhet pak nga lëngu i pulës dhe verë e badhë.
Futet në furrë...dhe kontrollohet herë pas here. për 20'30 min do jetë gati.
Tani mund të bëni pilafin. (unë e bëj pa yndyrë). Hedh pak verë të bardhë në një tenxhere të vogël. Dhe pasi të jetë ngrohur mirë vera i hedh Orizin.
E përziej mirë e mirë, dhe më pas i hedh 2 gota me lëngun e pulës. Kripë dhe ndonjë erëz ( ca mkapi dora) dhe lihet në zjarr shumë të ulët.
Shoqërohet me kos.
shkruajti
K.
në orën
12:20 e paradites
4
llafe
e martë, tetor 16, 2007
Patëllxhana në furrë pa mish
Pa mish....pa mish....nuk kisha mish...po kisha patëllxhana dhe domate dhe djath dhe nje kungull...kështu që doli diçka...që shpresoj të jetë e ngrënshme.
Përbërësit:
Patëllxhana
Kunguj
Domate apo salcë domate
Hudhra
Qepë
Djath i bardhë
Erëza
dhe një furrë e 2 tiganë.
Patëllxhanët dhe kungujt, qërohen nga pak dhe priten vertikalisht. Skuqen në tigan(jo digjen) dhe më pas (këtu është lodhja më e madhe) fshihen me piceta letre, që tu iki yndyra.
Në një tigan tjetër vendosen hudhrat dhe qepët. Skuqen për 2'3 minuta dhe hidhet salca.
Lihen në zjarr për 20 minuta duke i përzierë herë pas here.
Më mirë ti bëni të dyja njëkohësisht...se nuk është ndonjë qejf i madh ti rrish salcës tek koka për 20 minuta.
Më pas vendosen në nje tavë dhe i hidhet djath (skemi mish sot).Unë i vura dhe nja 3 të verdha veze që të shërbjnë si proteina. Dhe futen në furrë ( uuuuu ngrohet furra që përpara tek 170'200 celsius.
Tani pritet rezultati.
Ideja: Duhet mish...
P.s. Seriozisht, patellxhanet jane shume te mire...uaaaa....
P.s.Tjeter....kjo veza u dukerka shume e shpifme ne fotografi!
shkruajti
K.
në orën
11:12 e pasdites
4
llafe
e diel, tetor 14, 2007
Petulla me misër
Tani këto nuk janë tamam petulla....këto janë një përzierje e miellit me kos dhe vezë...dhe meqë mbaroi mielli...atëhere i hodha sipër pak miell misri....
Janë të shijshme kur je i uritur..
shkruajti
K.
në orën
4:19 e paradites
6
llafe
erëza brumëra, Të skuqura