e enjte, nëntor 08, 2007

Patate në furrë me djath dhe limon

Nuk kisha mish në frigo, dhe nuk më gatuhej asgjë që mbante karbohidrate, nuk po mu hanin, kështu një sy dollapit dhe në kërkim e sipër u gjetën:


Patate të reja
Karrota të vogla
Qepë (një kokërr)
Domate
Djath,sour cream
Ullinj
Parmiggiano (akoma ska mbaru)
2'3 Limona

Redaktuar me vone:(pasi mu kthy kujtesa)

Zihen patatet dhe karrotat në një tenxhere me pak kripë.
Ndërkohë merret djathi dhe kremi (sour cream, apo ricotta) dhe përzihen. I hidhen dhe ullinjtë. Dhe pasi të jetë bërë një masë e mirë.
PRovohet....hm...dhe hahet pak, dhe i hidhen dhe disa erëza.

Limonat shtrydhen
Merren patatet , qërohen dhe priten.
Vendosen në një tavë. Dhe përzihen me masën e përgatitur.
I hidhet lëngu i limonit. Dhe pak ujë, dhe futen në furrë.

Nëse patatet janë të zjera mirë, pjekja do marri më pak kohë.

2 komente:

tetena tha...

dhe pastaj, ku eshte rezultati ?

K. tha...

tetena...kujtesa...morri rrugën, dhe nuk mu kujtonte fare se si i kam gatuar.
Po ja sot, me kthimin e kujtesës....e rreugllova shkrimin