e shtunë, nëntor 24, 2007

Trahana




Trahana
Bukë jo e njomë, më së shumti kore buke
Djath
Ujë
Vaj ulliri ose gjalp i skuqur




Vihet uji në zjarr bashkë me trahanan. Për 10 minuta përzihet gjersa kokrrat e trahanasë të zjejnë mirë e mirë.

Merret korja e bukës dhe ndahet në copa të vogla dhe hidhet në një pjatë.
I hidhet trahanaja, dhe sipër i hidhet djath i copëtuar dhe vaj ulliri ose gjalp i skuqur.



Zakonisht i hidhet dhe piper i kuq. Oh....nuk ka gjë më të mirë në një ditë të ftohtë.

Pak sallam i skuqur apo salçiçe do ishte një shtesë shumë e mirë.


P.s. ajo buka është e bërë vetë..

5 komente:

eni tha...

maroj fare per trahana.nje nga ushqimet e mia me te preferuara te tere koheve.me pelqen ta shoqeroj dhe me nje spec shume jeshil nga ato qe shiten tek pazari i ri dhe ndonjehere dhe me qepe te njome.
ça na bone tashi na oqe menjen:)

K. tha...

eeeee, ...trahanaja sidomos ne dimer, nuk ka gje me te mire. Tani, kupto ti...se eshte dhe dieta, dhe nuk i hodha vaj ulliri, po ai vaji i ullirit eshte si perl...uuuuuuu, ...

dieta dieta

Anonim tha...

lere çe pyet me djeten. Vetem se une nuk e gjej me ate trahanane e kohes se vjeter per me shume nuk kemi me buke dyzetshe ? (ha ha)

akullnaja tha...

Mbi qesen e trahanasë në figurë, pika 4 e Mënyrës së Gatimit (po,po..) thotë:

Ky ushqim është tepër i favorshëm për femrat se i zbukuron fytyrën dhe i mban trupin në formë, eleminon puçrat në fytyrë dhe në trup.

Ëëëë? E morët vesh moj gra? Mos më thoni se s'ju thashë!...

Te mënyra e gatimit ka dhe ca gafa të tjera të lezetshme, po po ju lë t'i zbuloni vetë.

K. tha...

do ta shof, e mbaj mend ta kem lexuar kur isha ne tirane, po tani nuk i afrohem me trahanase, se eshte shkaterrim diete+