e hënë, dhjetor 17, 2007

Ore Kungull!!!

Duhet të gatuaja Kungujt në frigorifer, pasi kisha frikë se do më prisheshin ...

qe baba:



Kunguj të mbushur



Duhen

4 kunguj
Patate të vogla të zjera
Djath të bardhë
hudhra
Kërpurdha

Kungujt priten për së gjati dhe më pas ndahen copat në dysh. Dmth çdo kungull i bie të nxjerri 4 copa.
Me një lugë i heqim të brendshmet, dhe formojmë një tip varke.

Patatet i zjejmë dhe i bëjmë si pure dhe i përziejmë me djathin dhe kripë a piper, ça tiu kapi dora.

Në një tigan skuqim hudhrat dhe kërpurdhat. Këto ua hedhim sipër patateve, dhe më pas mbushim kungujt.

I fusim në furrë të ngrohur për 15 minuta.

Kunguj si torta




2 kokrra vezë
3 kunguj
një kokërr qepë
Djath i bardhë (ose parmiggiano)
kërpurdha
një thelpi hudhër
patate pure
thërrime buke

KUngujt i presim hollë hollë , gjithashtu dhe qepën dhe hudhrat dhe i vejmë të skuqen bashkë me kërpurdhat.

Vezët i rrahim dhe u hedhim puren e patateve dhe djathin.
Më pas i hedhim dhe të gjithë këto të skuqurat (pasi ti kemi pastruar për ti hequr yndryrën)

I vendosim në një tavë për Cup Cake, dhe u hedhim thërrime buke përsipër.
Lihen në furrë për 15 minuta.



Hahen gjithë qejf

3 komente:

tetena tha...

ide shume e mire kjo e kungullit

eni tha...

ooo ma oqe trunin fare nashtina!hajt gzur!
edhe mua me erdhi prindi (mami) :) cheers!

K. tha...

Eh, mua më pëlqen kungulli ( dhe patëllxhani) se janë kështu si të butë dhe shumë të ëmbël për trupin.


Ajo tava për Muffins është shumë interesante për këto gatimet.
Rroftë roommate!