e hënë, tetor 29, 2007

Gjellë për të ngrohur shpirtin

Ok, kjo gjella ime ( vazhdoj të kem dhimbje koke...kështu që bëj përzierje fantastike për shkak se nuk më punon truri).

Duhen:
Presh
Karrota
qepë e qëruar
2 thelpinj hudhra
bazilik
domate
oriz
barley
Mish
kripë

Zjehet mishi (me copa) dhe kripa. Ndërkohë pastrohen prasi dhe qepët, priten dhe skuqen bashkë me hudhrat në një tigan. I hidhen mishit. I hidhen gjithashtu dhe karrotat. Pasi të kenë zjerë mirë mirë i hidhet dhe nja 2 grusht oriz. Nuk kam vënë masa, se unë e bëra këtë gjellën për gjithë lagjen dhe për gjithë javën.

Lihen të zjejnë me zjarr të ngadaltë për shumë orë. 2 a 3.
Në një enë tjetër zihet barley (barley të lodh, se do shumë orë të ziejë) dhe pasi të ketë zjerë mirë e mirë, i hidhet gjellës.

Lihet dhe një orë për tu zjerë, dhe ndërkohë, do keni ngrëne bukë e më the të thashë, se kur ha kaq shumë kohë ushqimi të zë uria.

Tarte Putain


Duhen:

6 mollë të qëruara
2 lugë sheqer
Ujë
Gjalp
dhe brum i përgatitur më mirë
Konjak

apo për brumin
1 kokërr vezë
2 gota çaj miell
2 lugë ujë të ftohtë
1 lugë sheqer
(brumi duhet të bëhet në një mixer të shpejtë jo me dorë. Përzihen të gjitha ato...shkurt, bukur, pa gabime)

Qërohen mollët dhe priten bukur (jo siç i pres unë...të dali ku të dali)dhe vendosen bukur bukur në një tavë të lyer me yndyrë..
Ngrohet furra tek 230 gradë.
në një tigan hidhet gjalpi dhe sheqeri dhe piqet sa të bëhet pak si karamel. Mund ti hidhni erëza si tip kanelle apo dhe arra...si ta doni. Unë nuk e dua kanellën (sidomos në sultiaç) kështu që nuk i hedh, po i hodha arra, dhe sikur ma rëndon tarte putain tim.
Kjo masa e sheqerit i hidhet mollëve dhe tava futet në furrë.

Lihet të piqet gjersa mollët të marrin një ngjyrë të errët.

Pasi të jenë errësuar mollët, i vihet brumi përsipër (i hollë) (seriozisht, më mirë blijeni të gatshëm) dhe lihet për 10 minuta (10 minuta....jo më shumë....).
Pra për 10 minuta, dhe HIQET nga furra!

Unë e harrova këtë dhjetë minutëshin....po nuk e harrova prsh dhe e hoqa pas 15 minutash....jooooo, e hoqa pas 40 minutash, kështu që ajo masa ime, doli gur dhe mollët qull.

nejse,

Hiqet nga furra dhe vendoset në një pjatë. Dmth kthehet mbrapsht tava dhe hidhet në pjatë.

Shërbehet e ngrohtë.


p.s. unë i hodha dhe konjak, se më pëlqen. SHërbehet me krem panna apo me akullore. Apo ashtu siç është. OSe nuk shërbëhet fare, dhe hahet aty siç është shpejt e shpejt,

e premte, tetor 26, 2007

Shegë

e enjte, tetor 25, 2007

Mish i grirë në furrë

E para....mos provoni të gatuani kur keni dhimbje koke!!!!!!

Gatimi më i mirë do të ishte, 2 tylenol dhe nje gotë me ujë!


Përbërësit:

Mish i grirë
qepë të grirë, bukë e lagur, majdanoz, djath i bardhë
1 kokërr vezë
2 kunguj të qëruar dhe të prerë në rrathë(vertikalisht)
mozzarella
djath parmiggiano (kam akoma dhe për ca gatime)
verë e kuqe
salcë cranberry/rasperry


Qepët grihen në rende bashkë me bukën dhe djathin e bardhë. Përzihen me vezën (e rrahur) dhe me mishin e grirë.
Skuqen për pak minuta në një tigan.

Më pas vihen në furrë bashkë me kungujt dhe u hidhet dhe vera. Pasi te jenë pjekur për 25-30 minuta, i hidhet sipër mozzarella dhe parmiggiano, dhe gjithashtu i hidhet pak salcë e ëmbël (cranberry/rasberry) dhe më shumë verë.

Unë i kam qejf ku ka pak thyerje në diçka të kripur me pak të ëmbël, dhe kjo ideja e salcës së ëmbël, edhe pse duket shumë shëmtut, ishte e shijshme.



Tips: gatuajeni pasi iu ka ik dhimbja e kokës.... e shijshme po e shëmtut...

Supë me domate

Unë mbaroj për supë domatesh. Sidomos në verë kur e shërbejnë të ftohtë.

Po siç e kam thënë, kur skemi lekë gatuajmë vetë. Ja si u bëka dhe kjo supa.


1 kuti me domate të qëruara

2 thelpinj hudhra

1 qepë shallots

Borzilok( Basilik...është borzilok?)

gjalp

Verë e kuqe

Në një tenxhere vendoset pak gjalp, dhe i hidhen hudhrat dhe qepa e prerë shumë imët.
Pasi të jenë skuqi i çik, hidhet masa që ka në kuti të domatave.

Lihet të ziejë për 10 minuta max, dhe më pas, merret nje mixer dhe hidhet gjysma e supës. Më pas gjysma tjetër, dhe ja iku dhe supa.
Oh....i vihet dhe baziliku

Unë i hodha dhe pak merlot, sa për shije.

e mërkurë, tetor 24, 2007

Oh mi molle mi molle bukuroshe


Situata e thjeshte: Stomaku bosh! Puna pa pune! Truri i lodhur! Me duhesh ti mi shpirt!!!

e hënë, tetor 22, 2007

Boeuf Tartare

Caution: This is not a vegetarian Dish!!!!!!

OK, kjo është nga pjatat e mia të preferuara. është shumë e thjeshtë për tu përgatitur.

150 gr mish të grirë
qepë në rende
një e verdhë veze
pak mustardë
Capers
Kripë,
bukë të thekur.




Kryesorja për këtë gatim (që nuk është gatim) është që mishi i grirë duhet të jetë i freskët. Pasi hahet i gjallë, dhe sa më i freskët aq më mirë. Gjithashtu, unë e fus për pak sekonda në ujë të përvëluar sa ti ngordh ndonjë bakterie.

I përzien të gjitha këto, merr bukën e thekur, e lyen me tartarin dhe ....oooo, çfarë qejfi!!!




P.S. nëse doni ta hani po keni dhe njerëz të tjerë në tavolinë, më mirë të pyesni në fillim, se nuk është ushqim që kapërdihet kollaj nga syri dhe mendja.

e shtunë, tetor 20, 2007

Jo vetëm buk po dhe KULAÇ

Për inat të përtesës sime për te shkuar e blerë bukë, me një uri të madhe (që u ndërpre nga pickimi i brumit dhe birrës) iu futa përpunimit...për kulaç.

përbërësit:

Serge Gainsbourg...(në mendje)
2 vezë
Miell misri
Miell (ça është mielli i bardhë dhe i herë??((birra, birra me stomak bosh)) )
Kos
Pak ujë të ngrohtë
Kripë
Djath të bardhë të thërmuar
Djath Parmiggiano ( duket që këto ditë kam ble parmixhano prandaj...ngado fut hundët)
Pak piper
Majdanoz
Kërpurdha
Sodë Buke


Rrihen vezët me kosin dhe sodën e bukës.I hidhet mielli dhe pa u bërë shumë i trashë brumi (unë e ndaj në tre pjesë...se përtoj ta punoj të gjithin) i hidhen këto djthrat, kërpurdhat.

Lyhen me yndyrë.
Unë tani....i hodha parmixhano sipër, dhe pastaj i hodha oil spray,kështu që ngelet parmixhano, dhe njërës i vura dhe 2 djath sanduiçi ( se duhet ti hiqja qafe)

Tani po pres...se si do dalin...


PO duhet të shkoj të qëroj qepët e njoma!!!




Update...se skemi pas kohe...mos beni kulaç nëse jeni me dietë, se kulaçi është shkatarrues....gjithë kohës....rreth e rrotull tij, sikur të kishte ardhur "Dashnore+" ne shpi...tu i bë muhabet gjithë ditës.

Kjo foto këtu është htjehst pilaf me kërpurdha dhe qepë.


e enjte, tetor 18, 2007

Pilaf me Pulë

Pas gjithë këtyre ditëve që vetëm dëgjoj njerëz që hajnë pilaf me pulë...sot i erdhi dita.

Përbërësit:

Oriz (1 gotë)
2 kofsha pule
Qepë
3 arra
disa kokrra rrush
karrota
gjizë
kos
verë e bardhë
majdanoz
parmiggiano
djath sanduiçi
hudhra


Zjehet pula për qejf me gjithë karrotat.

Ndërkohë që zjen pula, prihet qepa (jo shumë e imët).Merret një tavë dhe lyhet me yndyrë dhe vihen qepët. I hidhen hudhrat, arrat e qëruara, rrushi, gjiza, karrotat e zjera dhe kripë e parmiggiano.
Mbi to vendosen kofshët e pulës dhe i hidhet pak parmiggiano sipër, majdanoz, 2 feta djath sanduiçi.Dhe i hidhet pak nga lëngu i pulës dhe verë e badhë.

Futet në furrë...dhe kontrollohet herë pas here. për 20'30 min do jetë gati.

Tani mund të bëni pilafin. (unë e bëj pa yndyrë). Hedh pak verë të bardhë në një tenxhere të vogël. Dhe pasi të jetë ngrohur mirë vera i hedh Orizin.

E përziej mirë e mirë, dhe më pas i hedh 2 gota me lëngun e pulës. Kripë dhe ndonjë erëz ( ca mkapi dora) dhe lihet në zjarr shumë të ulët.

Shoqërohet me kos.

e martë, tetor 16, 2007

Patëllxhana në furrë pa mish

Pa mish....pa mish....nuk kisha mish...po kisha patëllxhana dhe domate dhe djath dhe nje kungull...kështu që doli diçka...që shpresoj të jetë e ngrënshme.

Përbërësit:
Patëllxhana
Kunguj
Domate apo salcë domate
Hudhra
Qepë
Djath i bardhë
Erëza

dhe një furrë e 2 tiganë.

Patëllxhanët dhe kungujt, qërohen nga pak dhe priten vertikalisht. Skuqen në tigan(jo digjen) dhe më pas (këtu është lodhja më e madhe) fshihen me piceta letre, që tu iki yndyra.



Në një tigan tjetër vendosen hudhrat dhe qepët. Skuqen për 2'3 minuta dhe hidhet salca.
Lihen në zjarr për 20 minuta duke i përzierë herë pas here.

Më mirë ti bëni të dyja njëkohësisht...se nuk është ndonjë qejf i madh ti rrish salcës tek koka për 20 minuta.



Më pas vendosen në nje tavë dhe i hidhet djath (skemi mish sot).Unë i vura dhe nja 3 të verdha veze që të shërbjnë si proteina. Dhe futen në furrë ( uuuuu ngrohet furra që përpara tek 170'200 celsius.
Tani pritet rezultati.





Ideja: Duhet mish...

P.s. Seriozisht, patellxhanet jane shume te mire...uaaaa....
P.s.Tjeter....kjo veza u dukerka shume e shpifme ne fotografi!

e diel, tetor 14, 2007

Petulla me misër

Tani këto nuk janë tamam petulla....këto janë një përzierje e miellit me kos dhe vezë...dhe meqë mbaroi mielli...atëhere i hodha sipër pak miell misri....
Janë të shijshme kur je i uritur..

Kotoleta Qengji me Patate dhe salcë të bardhë

Eeee, sot moti i vrenjtur kështu qëndrimi në shpi konsiston në gatime.

Përbërësit

6 patate të reja
2 kotoleta qengji
Tym
Marxhoram
Karrota
Verë e bardhë
pak vaj ulliri
erëza të tjera
Majdanoz
Pana
Limon
Hudhra
Pesto

Qërohen patatet dhe priten në formë kubike. Përzihen me pak vaj ulliri dhe me erëza dhe vihen në furrë. Herë pas here mund ti përzieni dhe ti hidhni pak verë të bardhë.



Merret mishi dhe përzihet me erëzat dhe me vaj ulliri.
Në një tigan të thellë në një zjarr mesatar vendoset mishi dhe lihet në pjekje gjeri sa të skuqet. Më pas i hidhet 1 gotë vere dhe disa karrota bashkë me disa kokrra piperi dhe lihet në zjarr për 20 minuta.



Në një tigan tjetër fillon përgatitja e salcës.
Hidhet pana bashkë me hudhrat e prera hollë në tigan me zjarr të vakët.
I hidhet një shot verë dhe pak pesto. GJithashtu i hidhet dhe lëngu i limonit.
Lihet në zjarr duke u përzier vazhdimisht përreth 7 a 8 minuta.





Oh...kjo ishte shumë e mirë....normalisht, mish qengji....

Kunguj kryq me gjizë




Përbërit:

Kunguj
Gjizë
Kripë
Tym
Marxhoram
Djath i bardhë
Hudhra
Kastraveca

Kungujt qërohen dhe priten përsëgjati. Vendosen në furrë për tu pjekur. (rreth 20 minuta). Mundohuni mos ti digjni dhe ti ktheni sa knej anej.



Në një tas vendoset Gjiza dhe djathi i bardhe dhe përzihen gjersa të bëhet një masë e fortë. I hidhen hudhrat dhe kastravecat (të prera shumë hollë) dhe erëzat e tjera.


Pasi të jenë pjekur kungujt, merren 2 e nga dy, duke i vendosur në një formë kryqi dhe duke vendosur një masë nga gjiza e përpunuar në mes të tyre dhe më pas mbyllen.

Hmmmm, këto janë shumë të shijshme!!! Ma pret mendja që dhe me patëllxhana duhet të jenë shumë të mira....por kjo herës tjetër!!!


Sanduiçe të vogla




Sanduiçet e vogla (tip Muffin) janë shumë të nevojshme për koktejle të ndryshme, apo në rastin tim...kur do të mbarosh miellin dhe vezët.


Përbërësit:
2 gota miell
1 gotë kos
2 kokrra vezë
Marxhoram
Tym
Kripë dhe erëza të tjera

Përzihet veza me miellin dhe me kosin, dhe i hidhen dhe erëzat.
Brumi ( që duhet të jetë paksa i hollë) vihet në një tavë specialisht për muffins.

Vihet në furrë (të ngrohur) për 12 minuta.



Ndërkohë që piqet buka, apo sanduiçet përgatiten përbërësit që duhen për ti mbushur.

Ullinj
Mozarella
Kastraveca
Djath i bardhë
Chevre aux herbes
Pastërma
Kos me erëza dhe me Pesto


Pasi të dalin nga furra, pritet horizonatalisht (jo e gjitha)

Unë për vete i bëra kështu:


I leva me kos me erëza dhe pesto,
dhe në një copë pasërmaje vendosa chevre apo djath të bardhë me gjithë ullinj. Dhe më pas i vendosa në sanduiçe.
Gjithashtu, mozarella me kastraveca dhe ullinj.

Ja fotografitë me i llaf.

e premte, tetor 12, 2007

Linguini me Pesto dhe Mish të grirë dhe Birrë



Përbërësit:

Pasta Linguini (70gr)
Mish i grirë (80 gr)
erëza (jeshilliqe) të përziera me kos
Qepë Shallots
2 thelpinj hudhra
Pesto ( 2 lugë)
Kripë
dhe Birrë




vihet uji në zjarr dhe pasi të ketë zjerë i hidhet kripa dhe makaronat.

Në një tigan vihet mishi dhe pak birrë.
Më pas i hidhen qepët, hudhrat dhe erëzat e tjera , plus kripës.
Përzihen me zjarr të ngadaltë dhe i hidhet pesto.
Vazhdohet me trazimi, që pesto të shpërndahet bashkë me mishin.
Më pas hidhet sërish birrë dhe pasi të duket që mund të jetë e ngrënshme, i hidhen makaronat dhe lihen në zjarr për 2 a 3 minuta të tjera.


Rezultati .....o ça qejfiiiiiiii


e hënë, tetor 08, 2007

Spinaqi....mishi i qengjit

Hmmmmmmmmmmm


e shtunë, tetor 06, 2007

Qofte me Ton, Kunguj me Ton

Kur nuk të hahet, të paktën...bëj një përpjekje...sa për stomakun.

Kështu pas shfletimit të shumë blogjeve dhe librave për kuzhinën dhe duke parë që nuk po më vinte uria....ika ne Aneks dhe vendosa të bëja diçka me çka më zinte syri.

Përbërësit:

+100 gr Ton
+20 gr perime
+2 feta djath të bardhë
+erëza (borzilok, kopër, majdanoz)
+qepë "Shallots"
+Një vezë
+pak miell
+pak thërrime buke


Eksperimenti NR.1


Toni përzihet me perime (nga kavanozi), qepë të prerë imtësisht dhe pak djath i thërrmuar. Përzihet me thërrimet e bukës.
Punohet pak me dorë që të marri të paktën një formë dhe i shtohen erëzat, dhe opaaa në Zjarr! Vetëm mos e digjni si puna ime ( unë i kam qejf të djegurat sido që të jetë)

Pas provës...Mmmmm të shijshme..

Ekperimenti NR.2



Një kungull, qërohet, prihet në feta ( mendoj që dhe horizontal do ishte mirë). Dhe Toni(përgatitja e njëjtë me eksperimentin e parë) futet si përbërës midis 2 feta kungujsh...tip sanduiçi.

P.S. Para se ti vendosësh në tigan mirë është që tonin ta lyesh anash e anash me thërrime buke apo miell që të mos prishet forma.

Kjo doli shumë e shijshme.
Eksperimenti Nr. 3

Thjesht...të njëjtën masë e leva me vezë dhe miell...dhe kjo e shijshme del, por unë do këshilloja këtë me kungull.

e premte, tetor 05, 2007

Sallata!

Kështu është kur nuk ke ngrënë gjithë ditën dhe as nuk të shkon mendja për të ngrënë kështu që thjesht hallakatesh me gjërat më të thjeshta.

Sallatë Jeshile me Kërpurdha dhe Djath:



Sallatë jeshile
qepë të njoma
Taboule e ftohte
Karrota të vogla
Kërpurdhat
Djath të bardhë.
Pak Qershi të thata.



Asgjë e madhe...kërpurdhat dhe Djathin e bardhë ( të prerë në kubikë të vegjël) i pjekim për 4-5 minuta me pak borzilok. Pjekja bëhet meqë kjo si pjatë shërben si për hyrje, si për pjatë të parë, kështu e mira është të paktën të ketë diçka që e thyen freskinë dhe të ftohtin e sallatës.


Dhe Rrush me kos.



Dhe një cigare pas Bukës dhe pas 2 orësh gjumë!

e hënë, tetor 01, 2007

Tri Ngjyrësh me Speca dhe Djath



Përbërësit:

Tre speca me ngjyra të ndryshme ( kuq, verdhë, jeshil )

100 gram djath të bardhë ose më mirë "Chevre"
Vaj ulliri (4 lugë)
Uthull Balsamike
2 thela hudhre të shtypura
Erëza
dhe ca Crackers


Piqni tre specat ne furrë ose më mirë në tigan me zjarr të mesëm, pa vaj.
Pasi të piqen hiqini lëkurën dhe vendosini në nje pjatë me uthull Balsamike për disa minuta. Lëreni lëngun e tyre të përzihet me uthullën.

Futini në mixer një nga një, dmth veç e veç dhe hidhini pak nga uthulla dhe pak nga lëngu i tyre.

Në një pjatë tjetër vendosni djathin dhe hudhrat dhe përzijini mirë duke i hedhur pak vaj ulliri dhe me erëza.

Merrni 3 gota shotesh...
dhe vendosni me rradhë
1 shtresë me një nga specat
1 shtresë djathi
1 shtresë tjetër nga specat
1 shtresë djathi
1 shtresë tjetër specash


vendosini në frigorifer për 1 orë ose më shumë të mbuluara me qese.

SErviren si hyrje.

Duhet të vendosen në gota shoti se mua më dolën jo kaq të bukura. Foto po vjen....

Kush ma lepiu Gjalpin???







Jo po ta di Moza që buka nuk lyhet vetëm me gjalp! ( ça gjalpi kishte ajo me kripë apo pa kripë? )
Një nga llafet e ardhura tek BukmeDjath... "Mos harro te keshillosh buke te thekur me uje sheqer, me kakao ose kafe siper, sipas mundesise"

Oqej

Buk me vaj dhe me uthull
buk me domate
Buk me Reçel
Buk me sheqer dhe gjalp ( si në kopsht)
Buk me Merenda , apo Nutella apo Kremçokollatt
Buk me paté
Buk me kripë deti
buk me buk
Buk me ujë+

Ajt ...se me mbaroi buka tani

Energji me Mish Viçi ditën e djelë

OK...ditë e djelë...çdo gjë e ngadaltë...kështu dhe ushqimi është diçka që dhe s'para ta ka qejfi.

Dreka-Darka
Në fakt nuk ka asgjë për të shpjeguar...veç përbërësit janë për 2 persona

Hyrje dhe shoqëruese:
Djath Brie
4 feta bukë të thekura

Sallata:
Kastraveca, Sallatë jeshile, Karrota të vogla, Perime të zjera.


Me Uthull Balsamike të përzier me Borzilok dhe Lëng Limoni.


Salcë si puna e tzatzikit me speca( shpjegimi vjen më vonë)

Gjithashtu Sallatë patatesh të ftohta...(blerë të gatshme)
Mishi:


2 bërxolla ala Milanesa të pjekura me verë të bardhë dhe majdanoz.



Dhe ca Beatles :)

Birra???Birra

Ok, se unë nuk para preferoj Birrat...por tani per tani...

Guiness!

në kërkim të Tennent's Scotch Ale!

Ndonjë birrë e zezë që ia vlen??