e hënë, tetor 29, 2007

Gjellë për të ngrohur shpirtin

Ok, kjo gjella ime ( vazhdoj të kem dhimbje koke...kështu që bëj përzierje fantastike për shkak se nuk më punon truri).

Duhen:
Presh
Karrota
qepë e qëruar
2 thelpinj hudhra
bazilik
domate
oriz
barley
Mish
kripë

Zjehet mishi (me copa) dhe kripa. Ndërkohë pastrohen prasi dhe qepët, priten dhe skuqen bashkë me hudhrat në një tigan. I hidhen mishit. I hidhen gjithashtu dhe karrotat. Pasi të kenë zjerë mirë mirë i hidhet dhe nja 2 grusht oriz. Nuk kam vënë masa, se unë e bëra këtë gjellën për gjithë lagjen dhe për gjithë javën.

Lihen të zjejnë me zjarr të ngadaltë për shumë orë. 2 a 3.
Në një enë tjetër zihet barley (barley të lodh, se do shumë orë të ziejë) dhe pasi të ketë zjerë mirë e mirë, i hidhet gjellës.

Lihet dhe një orë për tu zjerë, dhe ndërkohë, do keni ngrëne bukë e më the të thashë, se kur ha kaq shumë kohë ushqimi të zë uria.

3 komente:

Anonim tha...

çfare eshte barley ?

eni tha...

ME VERTE QE TA NROFKA SHPIRTIN VETEM TU E PA:)

K. tha...

Barley jane ca si kokrra, drith me pak fjale, dhe eshte shume i perdorur ne kuzhinen tradicionale angleze.
Anglezet paskam pas shume kohe per duruar zjerjen, Plus qe te shembin dhe ne kalori. Nje gote barley eshte tip 624 kalori.

sa per ngrofjen e shpirtit, ta ngrof ta ngrof, po dje, nuk po me ngrofte me as syrin e as shpirtin.
Kishte mbaruar dhe mishi, keshtu qe....pa mish, nuk je pasha!!!!!