e hënë, tetor 29, 2007

Tarte Putain


Duhen:

6 mollë të qëruara
2 lugë sheqer
Ujë
Gjalp
dhe brum i përgatitur më mirë
Konjak

apo për brumin
1 kokërr vezë
2 gota çaj miell
2 lugë ujë të ftohtë
1 lugë sheqer
(brumi duhet të bëhet në një mixer të shpejtë jo me dorë. Përzihen të gjitha ato...shkurt, bukur, pa gabime)

Qërohen mollët dhe priten bukur (jo siç i pres unë...të dali ku të dali)dhe vendosen bukur bukur në një tavë të lyer me yndyrë..
Ngrohet furra tek 230 gradë.
në një tigan hidhet gjalpi dhe sheqeri dhe piqet sa të bëhet pak si karamel. Mund ti hidhni erëza si tip kanelle apo dhe arra...si ta doni. Unë nuk e dua kanellën (sidomos në sultiaç) kështu që nuk i hedh, po i hodha arra, dhe sikur ma rëndon tarte putain tim.
Kjo masa e sheqerit i hidhet mollëve dhe tava futet në furrë.

Lihet të piqet gjersa mollët të marrin një ngjyrë të errët.

Pasi të jenë errësuar mollët, i vihet brumi përsipër (i hollë) (seriozisht, më mirë blijeni të gatshëm) dhe lihet për 10 minuta (10 minuta....jo më shumë....).
Pra për 10 minuta, dhe HIQET nga furra!

Unë e harrova këtë dhjetë minutëshin....po nuk e harrova prsh dhe e hoqa pas 15 minutash....jooooo, e hoqa pas 40 minutash, kështu që ajo masa ime, doli gur dhe mollët qull.

nejse,

Hiqet nga furra dhe vendoset në një pjatë. Dmth kthehet mbrapsht tava dhe hidhet në pjatë.

Shërbehet e ngrohtë.


p.s. unë i hodha dhe konjak, se më pëlqen. SHërbehet me krem panna apo me akullore. Apo ashtu siç është. OSe nuk shërbëhet fare, dhe hahet aty siç është shpejt e shpejt,

6 komente:

eni tha...

mmm ma beri me sy kjo.. te shkuara:(

Ash Wednesday tha...

ashtu si e paske mcef tarten ti, mas kremit.. aha... s'u duk gje... :P

ej, meqe ra llafi, fantastike kto recetat.. aman po na bo me dyshime ke vetja...:)

BEBOPCOWBOY tha...

oh, kjo eshte nje nga "tarte" e mia te preferuara. Une e mbys me kanelle dhe ne vend te konjakut hedh pastis. uuummmmmm !

Pastaj, e ngrohte me akullore eshte e mrekullueshme.

Anonim tha...

K, une kampare ketu, se tjetri nuk eshte shume mjeshtre ne guzhine, qe i skuqin mollet me gjalpin dhe sheqerin, provoje mbase !? dhe na

akullnaja tha...

K, më shkrin me recetat, në fakt prandaj kaloj këtej, për gaz (hare).

unë kam një teknikë për brumin që është dhe shumë relaksuse:

gjalpin e zbutur e ndan në copa sa më të vogla dhe e përzien pak nga pak me miellin derisa të jetë nakatosur gjithë mielli me gjalp. me majat e gishtave operacioni në fillim, dhe andej nga fundi për qejf, me pëllëmbë. pastaj i hedh vezën dhe pak ujë dhe bën brumin. dhe pastaj e lë në frigorifer për nja gjysëm ore. dhe pastaj e hap. dhe pastaj të tjerat i di vetë.


burimi i p****ve: http://supertoinette.com/

p.s. unë kam dorë me nji aspirinat e profarmës.

K. tha...

meqe jam pa gjume, po ndryshoj pergjigjen e komenteve.

Ej, Akullnaja, kjo metoda e brumit qeka shume e mire, se tani po e lexoja me kujdes. Do ta provoj, heres tjeter...por shpresoj mos jete ne kohe te afert...se kush ngre mollet e kush i qeron. Pastaj une duke qene qe nuk ha sheqer fare si person,
kur bie ne Tarte Tatin, dhe Putain, i futem me koke!
Dhe fillon bren Ndergjegjia Dietetike!!

P.s. Akullnaja, nuk pi aspirina, dhe tylenol nuk e marr vesh pse vazhdoj ti pij, por sa per tia mbush mendjen mendjes qe ndonjehere ne mendje te tjera keto kokrra funksionojne.

Tani qe po kthekam komente...nje gje me vjen ne mendje
'A mi tarte te te kisha ketu, se do te te shtyjsha me krem!"


O bbp, pastis nuk e kam qejf, dhe ouzon gjithashtu. Po tarte shkon shume me konjak, biles konjak te ngrohte dhe akullore .
Po une unk e ha akulloren.

auuuuuuuuu.
Ajt pra kur t'vini per vizite, do tiu coj ketu tek restoranti francez, se i bejne te mira dhe Tarte aux pommes dhe Ile Flotante.