Bravo! Bravo! se më gëzoi shumë shpikja ime e re.
Ia gjeta dhe emrin : Lëpirëse Fshatare
Duhen:
Qepë të njoma
Ullinj
Chevre (goat cheese) ose Gjizë
SHihni fotot...ska nevojë për shpjegim.
Në punim e sipër do gjejmë si të bëjmë dhe të njëjtën lërpirëse të skuqur.
Provat e para dështuan, se u hap djathi. Meqë na mbaruan qepët e njoma atëherë ekperimenti shtyhet.
Oh....më ikën 3 qepë kot në tigan:)
e premte, janar 11, 2008
Lëpirëse Fshatare
shkruajti
K.
në orën
4:42 e paradites
7
llafe
erëza appetizers, djath, Perime, qepë të njoma
e diel, shtator 30, 2007
BUK me DJATH
Për të shijuar më mirë bukën me djath...."Mos hani koren e bukës rrugës për në shtëpi!"
E mira për bukën me djath është që ta ngrofim ose ta thekim bukën sa më mirë!
Si...ta thekim bukën?
Ose futeni në furrë sa të piqet , jo të digjet...ose thjesht 3 minuta e gjysëm në thekse.
Ka rëndësi shumë gjalpi....ah gjalpi është i rendësishëm. Nuk duhet të jetë gjalp nga ata që rrinë si të shkrirë! Gabim!
Duhet gjalp që të jetë i ngrirë dhe kur të lyejmë bukën të shkrihet aty.
Sa për djathin e bardhë...zgjidheni vetë, por unë do parapëlqeja djath dele.
Mund ta shoqëroni me piper , kastraveca, qepë të njoma , salçiçe ose një gotë çaj mali kur bën ftohtë! ose ça të doni i herë...ose ça të keni në frigorifer!
E mira fare është të hani në nje tavolinë me mbulesë që më pas...të shkundni thërrimet!
shkruajti
K.
në orën
2:20 e paradites
0
llafe
erëza buk, djath, për qejf të shpirtit, qepë të njoma