Po shfaqen postimet me emërtimin mish i grire. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin mish i grire. Shfaq të gjitha postimet

e enjte, tetor 25, 2007

Mish i grirë në furrë

E para....mos provoni të gatuani kur keni dhimbje koke!!!!!!

Gatimi më i mirë do të ishte, 2 tylenol dhe nje gotë me ujë!


Përbërësit:

Mish i grirë
qepë të grirë, bukë e lagur, majdanoz, djath i bardhë
1 kokërr vezë
2 kunguj të qëruar dhe të prerë në rrathë(vertikalisht)
mozzarella
djath parmiggiano (kam akoma dhe për ca gatime)
verë e kuqe
salcë cranberry/rasperry


Qepët grihen në rende bashkë me bukën dhe djathin e bardhë. Përzihen me vezën (e rrahur) dhe me mishin e grirë.
Skuqen për pak minuta në një tigan.

Më pas vihen në furrë bashkë me kungujt dhe u hidhet dhe vera. Pasi te jenë pjekur për 25-30 minuta, i hidhet sipër mozzarella dhe parmiggiano, dhe gjithashtu i hidhet pak salcë e ëmbël (cranberry/rasberry) dhe më shumë verë.

Unë i kam qejf ku ka pak thyerje në diçka të kripur me pak të ëmbël, dhe kjo ideja e salcës së ëmbël, edhe pse duket shumë shëmtut, ishte e shijshme.



Tips: gatuajeni pasi iu ka ik dhimbja e kokës.... e shijshme po e shëmtut...

e hënë, tetor 22, 2007

Boeuf Tartare

Caution: This is not a vegetarian Dish!!!!!!

OK, kjo është nga pjatat e mia të preferuara. është shumë e thjeshtë për tu përgatitur.

150 gr mish të grirë
qepë në rende
një e verdhë veze
pak mustardë
Capers
Kripë,
bukë të thekur.




Kryesorja për këtë gatim (që nuk është gatim) është që mishi i grirë duhet të jetë i freskët. Pasi hahet i gjallë, dhe sa më i freskët aq më mirë. Gjithashtu, unë e fus për pak sekonda në ujë të përvëluar sa ti ngordh ndonjë bakterie.

I përzien të gjitha këto, merr bukën e thekur, e lyen me tartarin dhe ....oooo, çfarë qejfi!!!




P.S. nëse doni ta hani po keni dhe njerëz të tjerë në tavolinë, më mirë të pyesni në fillim, se nuk është ushqim që kapërdihet kollaj nga syri dhe mendja.