e martë, mars 18, 2008

Ali Baba

Imam Bajëlldi po hë,
Po kot mu kujtu Ali baba!


2 a 3 patëllxhana
çerek kile mish të grirë
Gjysëm qepe ose një
4 thelpinj hudhre
Pak kos
Pak djath
Kërpurdha


Patëllxhanët priten përsëgjati dhe skuqen në vaj të nxehtë.
Pasi ti keni pastruar mund ti bëni një kanal të vogël në mes.

Ndëkohë skuqet dhe mishi i grirë me qepët dhe hudhrat.
Si gjithmonë, në fillim vihen qepët dhe hudhrat, dhe më pas mishi i grirë që të marrin më shumë shije.

Këtë e përziejmë dhe me kërpurdhat, pak djath dhe pak fare kos, ( nuk kisha salcë domate) dhe i vejmë mbi patëllxhanët.

I fusim në furrë mesatare për 20 minuta.

SHkojnë shumë mirë me kos.

4 komente:

BEBOPCOWBOY tha...

lume si ti te paskta frymezimi. Gjithe keto gjona tmira. Neve kendej ne vend numero ... Si SanchoPancho ha burrito, tacos dhe prape burrito.

eni tha...

shoqe mir qe na u ktheve se na thave syte.mpelqeka kjo dukeshka light..

K. tha...

skam pas nerva dhe skam pas as bateri, keshtu ca gatime kane ikur per qejfin e tyre...
ideja qe jam shendosh, dmth qe kam gatuar,
po smbaj mend :)

Ash Wednesday tha...

Moj ti, me "Narcis dhe Sigmund", cfare do te thuash?