e martë, mars 18, 2008

Bukë me gërsheta





Ku iku dieta??
Ku iku dieta?

Dieta në frigorifer plot me shenja yndyre.


Tani kjo është buka ime e preferuar, sidomos në Zvicër kushtonte 2.80 Franga tek Migros. Oh, sa e mirë ishte. Quhet Zöpf më duket andej.

Shih sa kollaj bëhet

Gjys Kile Miell
3.5 Dl Qumësht
Gjalp 50 gram (ose më pak)
Kripë/sheqer
Sodë Buke
Maja birre
Një të verdhë veze

Ato të gjitha më sipër përveç të verdhës së vezës mixohen për disa minuta, gjersa të marri formë brumi. Dmth përvishen mëngët dhe fillohet puna .
Dhe kuptohet pse të gjithë bukpjekësit janë më së shumti meshkuj, se do duar mashkulli ajo punë dhe do energji.... sa për femrat, hm... ja gurabijet mirë shkojnë.

Pasi të bëhet brumi, lihet për një orë i mbuluar me një copë leckë.

Pas një ore, ose dhe më vonë ska problem, fillojmë punën.


Në fillim,
DO bëjmë shiritat
3 a 4 shirita për bukë. ( lëvizja për 4 cope , njëshi pas treshit, katra pas njëshit, dhe kështu me rradhë) (ose me tre, bëni gërsheta)





Pasi të ketë marrë formën e bukur bukur, lihet dhe pak jashtë që të fryhet më shumë, dhe para se të futet në furrë me 200 gradë celsius,lyhet sipër me të verdhën e vezës.

Hahet e ngrohtë dhe me djath.

5 komente:

BEBOPCOWBOY tha...

uaaaaa, tresse paska bere kjo. Duhet me mi msu dhe mu kete receten. sidomos gershetat se aty ka ngelur ne klase une.

K. tha...

Pa problem!
Nga eksperienca, besoj se do duhet me shume qumesht heres tjeter, se kjo nuk dilte tamam si ato te migrosit!

provat e reja, do jene pasi te kete hyre per 2 jave ne fuqi dieta

eni tha...

ha ha ku iku dieta:))
eh çme bere mua te varfrit qe kam 10 dite qe mezi ha dhe po me shkon goja leng tani per ca koriçka te kesaj gjese..

K. tha...

O eno, o do piqesh, o do digjesh:)

Ajt, te shkuara, se e ben buken kur te dali dhemballa ne drite

ayac tha...


Yasaklı sitelere girerek porno izle diyerek ifşa pornolarını izleyebilirsiniz.