e enjte, dhjetor 06, 2007

Patëllxhana rrumbullak strumbullak


Duhen

3 patëllxhanë të prerë për së gjati
salcë domate
Ton konservë
Djath
Ullinj
kripë, piper



Patëllxhanët vendosen në një enë plot me ujë dhe futen në furrë. Lihen për 20 minuta, a derisa të piqen duke i kthyer herë pas here.

Ndërkohë që piqen, përgatitet salca. (tani, kjo salca në bazë është me ton, por unë i hodha dhe çfarë kisha në frigorifer...po se mbaj mend)

Toni përzihet mirë e mirë me salcën e domates, dhe me djathin. I hidhet kripë.

Pasi të jenë pjek a zjerë a të jenë gati më mirë patëllxhanët, i nxjerrim nga furra dhe i vendosim në një tavë për muffins.

Ideja është që të krijohet një tip globi me patëllxhanët dhe salca të jetë në mes.
Kjo arrihet me këtë lloj tave dhe me vendosjen treshe (a kryq) të patëllxhanëve.

Futen në furrë dhe lihen për 10 minuta.

Mund të shërbehen me salcë domate plus salcë tartar.

2 komente:

eni tha...

duken shume premtues ..duhen provuar..

K. tha...

eee, ajo ideja e pjekjes me uje me pelqen, po pastaj besoj se po te mbushen me :

Goat Cheese ( chevre)
Arra
Domate te thata


do dilnin akoma shume shume me te mira.