e premte, nëntor 09, 2007

Mus'haka *mos Mu Haka*



Ueee....unë kisha pak uri. Dhe kisha nxjerrë mishin e grirë, por nuk doja të bëja bolognese ...kështu shkova dhe ja gatova moussaka.

Në tavolinë:

Një patëllxhan
2 Kunguj
2 qepë
3 thelpinj hudhre
2 domate
Mish i grirë
Merlot (gjys shishe)
2 të bardha veze
Erëza
pak vaj ulliri
vaj spray

Beshameli
2 të verdha veze
një koqe ve
djath Parmiggiano ( mbaroi)
mozzarella
djath të bardhë (pak fare)
Miell (1/3 filxhanit)
Qumësht (1 1/3 filxhanit)
Pak gjalp





Priten kungujt dhe patëllxhanët. I hidhet kripë dhe lihen në një kullesë poshtë çezmës për disa minuta.

Vendosen në furrë për dhjetë minuta. Dhe lihen të ftohen. (Furra lihet e ndezur...fatura vjen muajin tjetër)

Në një tigan vendoset mishi i grirë dhe pak vaj ulliri lihet gjersa mishit ti iki ajo ngjyra e roztë që ka. Unë i hodha verë që në fillim. Pak ama+

I hidhen qepët, domatet dhe hudhrat e grira. Lihen në zjarr për 5 minuta.

Merren 2 të bardhat e vezëve. Rrihen mirë e mirë dhe u hidhen erëzat.



I hidhen mishit të grirë dhe më pas ktheni gjithë shishen e verës dhe liheni në zjarr të mesëm për disa minuta.
Hidhet dhe kripa dhe erëzat që keni qejf. Zakonisht unë përdor erëzat që janë në fillim të dollapit.

Në një tenxhere të vogël hidhet gjalpi, qumështi dhe mielli dhe përzihen gjatë gjithë kohës. Pasi të trashet i hidhen të verdhat e vezëve bashkë me vezën ( që i bie ti keni rrafur mirë përpara...).
vazhdoni ti përzieni...
Unë kisha një dorë përzieja mishin, tjetrën beshamelin. Dhe më kruhej hunda!!!
Më pas i hidhet djathi dhe në doni kripë apo dhe erëza të tjera.

Vendosen në furrë.
Një rresht me patëllxhana/kunguj.
NJë rresht me mishin e grirë.
Një rresht me patëllxhana/kunguj
Një rresht me beshamel

Vendosen në furrë dhe lihet gjersa beshameli të ketë marrë një ngjyrë më të verdhë.



Ta dija, kisha bërë Mish Tartar.

2 komente:

eni tha...

mos mu haka :)

me shkrive..
ej une e dija se behej veç me presh kjo musakaja..nejse xhanem dhe kjo duket shume yummy..rrofsh.

K. tha...

kjo zakonisht ne greqi behet keshtu, por shpeshhere i vihet dhe nje shtrese me patate, po pastaj behet shume e rende.Plus qe une skisha patate, dhe per me teper....

aiiiii, kjo merret shume kohe!
mos'haka u dashte me u be te djelen!

uuu, une atij beshamelit i hodha dhe ca ullinj, por po mendoja qe disa arra do ti shkonin , po nuk kisha arra.