duhen:
2 kunguj
djath
thërrime buke
qepë 1 kokërr
2 qepë të njoma
hudhra
vezë
djath
erëza
Miell
Kunguj priten dhe vihen për tu zjerë për dhjetë minuta me pak kripë.
Qepët vihen të skuqen, dhe pasi të kenë marrë pak ngjyrë u hidhet hudhra dhe pas 5 minutash hiqen nga zjarri.
Djathi përzihet me thërrimet e bukës, qepën dhe erëzat.
Kungujt pas zierjes, shtrydhen mirë e mirë sa ti dalë i gjithë uji, dhe vihen në një enë të thellë, dhe aty hidhen dhe të gjithë përbërësit e tjerë.
Merren pak nga pak, bëhen në formë topash duke i rrotulluar mirë nëpër duar, dhe bëhen pak petashuqe, lyhen me miell dhe skuqen.
Hahen pastaj
e hënë, nëntor 12, 2007
Qofte Kungujsh
shkruajti K. në orën 3:31 e paradites
erëza Perime, Të skuqura
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
2 komente:
hahen pastaj e ?:)
a se ti je per te lidh:D
Kshu thote nje mikja ime:)
degjo po erdha dita e lidhjes, ne njeren dore ju lutem cigaren, ne tjetren celularin me nr e kamarierit ne speed dial.
Dhe mos harroni syzet e dielli!
keto dilshin shume te mira. Dhe te lehta, dhe kane ndryshimin nga qoftet normale, pasi ketu i skuqim qepet, dhe ndjehet ajo qepa e skuqur sa e mire moj sa e mire!
Posto një koment