e premte, dhjetor 07, 2007

Spinaq

Spinaqi, Spinaqi, Spinaqi :):)

Kjo është nga ato ditët kur përton shumë për të gatuar. Kështu që unë nga lodhja dhe hutimi, bëra spinaqin më të thjeshtë që mund të bëjë njeriu.
Dhe ....rezultati....Më i shijshmi që kam ngrënë ndonjëherë.

1 tufë spinaq
2 lugë gjelle oriz
një thelë mishi,



Pastrohet spinaqi mirë e mirë. Në një tenxhere vihet ujë për tu zjerë, dhe kur të valojë uji i hidhet spinaqi, dhe lihet në zjarr për 2 a 3 minuta. Kjo proçedurë përsëritet 2 herë.
Pasi ta kemi la, pastru, zjerë, (ça nuk i bëmë spinaqit moooo) e vejmë përsëri në tenxhere ( me ujë të pastër) dhe i hedhim kripë, mishin dhe orizin.

Dalim në ballkon, hutohemi për 10 minuta.

Uaaaaa, sa e shijshme del, kështu e thjeshtë fare.

5 komente:

BEBOPCOWBOY tha...

hmmmm, edhe une vdes per spinaq dhe kjo receta jote duket shume interasante. sidomos pjesa e fundit kur hidhet spinaqi, mishi dhe orizi dhe vete shkon per sodisje ne ballkon.

eni tha...

dhe mua me pelqeu receta..do provuar..per çudi dhe une spinaq kam sot:)

K. tha...

une mbaroj per spinaq, po tani mjaft me, do iki sot te blej fruta/perime organike, dhe te shoh ca do gatuaj nga java.
Nje gje qe nuk di ta bej mire, ose nuk i jam futur

Mushroom cream soup.:):)

Po tek "berlini" e bejne shume te mire.

Keto zjerjet jane shume te mira, per ti shoqeruar me ndonje sudoku , a loje tjeter.

(sudoku dhe une, jemi addicted)

eni tha...

mm du feedback per super e kerpudhave:)

K. tha...

Eeee, feedbacku eshte i frikshem.

Merret supa ne nje kanoce, hidhet ne tanxhere,i hidhet uje, dhe trazo e trazo!!!!!

Shame on mushrooms and Kokrras people!