Unë mbaroj për Tapenadë ose ndryshe ulli të shtypur, kështu meqë më hipi kot në mendje para 2 javësh vendosa ta bëja vetë.
duhen:
150 gram Ullinj
50 gram Caperi
50 Gram cironka
2 thelpinj hudhra të shtypura
vaj ulliri
Kripë
Piper
Limon
Në një mixer vendosen 4 përbërësit e parë dhe lihen gjersa të bëhen si salcë.
Më pas mixerin ktheheni tek Shpejtësia më e ulët, dhe filloni ti hidhni vajin e ullirit nga lart. dhe pak lëng limoni.
Kujdes tani me Cironkat, se ndonjëherë janë shumë të kripura, kështu kripën vendoseni andej nga fundi, se ka mundësi të mos keni nevojë fare për kripë.
Shkon shumë me baguette të thekur.
P.s. unë nuk kisha baguette, por kam ende tapenade, në rast se do kem baguette.
e martë, dhjetor 04, 2007
Tapenade
shkruajti K. në orën 8:36 e paradites
erëza appetizers
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
4 komente:
uf era e ullirit me çmend ndaj jam e sigurte qe do me pelqente.poe provoj njehere, rrofsh.
dhe ketu ne Turqi ka diçka te ngjashme i thone krem ulliri..dikur e haja kaq shume sa kavanozat filluan te trembeshin kur afrohej uragani "Eni" :D
po po ullinjte kushedi kur t'shofin ty, u iken berthama,
provoje, se tapenade me buk te ngrohte, ....oh nene, oh nene
:D
Ej, se harrova, kjo tapenade eshte e mire, vetem se ka shume , po shume shume kalori:):)
Posto një koment