Ca behet? Kur duam te hame nga te gjitha....po jooooo....duhet me mbajt diete!
Tavë Dimonçe (Tavë kosi në ditë të djelë)
Duhen:
Mish Qëngji
3 presh të qëruar e të prerë
1 Patëllxhan i prerë
Kos 500ml
miell një lugë
2 kokrra vezë
Kripë, erëza
gjalp
Vaj ulliri
Mishi, preshi dhe patëllxhani vihen për tu zjerë, ndërkohë që ndizet furra.
Pasi rreth 20 minutash, hiqini nga zjarri dhe vendosini në një tavë TË LYER me gjalp ose me vaj ulliri.
Futeni tavën në furrë, duke e përzjerë herë pas here gjeri sa të piqet pak mishi.
Sa herë që shkoni për ta përzjerë (me delikatesë, që mos prishni prasin) nëse janë të thatë, mund ti hidhni pak nga lëngu i mishit. (nëse nuk e keni derdhur , kuptohet)
Kur duket se janë gati për tu pjekur në perfeksion,
Në një tas rrihni vezët dhe më pas hidhini kosin dhe miellin. Pasi të jetë bërë pak si masë e trashë, hidhini dhe kripën.
Këtë më pas e hidhni në furrë dhe e lini për 15 20 minuta.
Oh, ishte shumë e mirë. Eksperiementi të vriste zemrën!
e hënë, janar 28, 2008
Tavë Dimonçe
shkruajti K. në orën 8:20 e paradites
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
15 komente:
tava e kosit eshte nje nga ato gatimet e kuzhines tone qe une vdes por qe ne te njejten kohe sot e kesaj dite nuk e kam zoteruar gatimin. Une provoj e provoj por prape nuk del qe nuk del ashtu sic dua une. dhe kjo duke iu referuar pike per pike udhezimeve te librit te teta Evgjenise, nuk do merrja guximin te experimentoja ...
Por experimenti duket interesant. Ca u be me lengun e mishit pas zierjes ?
Me lengun....dmth pasi u be tava, lengun e hodha, se pertoja te beja supe, po zakonisht bej supe me lengun! Jo dje, se kisha sh pune!
k. na thave syte ose me sakte barkun. Sh interesant eksperimenti duhet me e provu.
BEBOPCOWBOY nese eshte i njejti liber qe kemi blere ne atdhe, nuk eshte sh i sakte. Edhe une kam te njejtat probleme pasaktesie.
Ai libri i vjeter thoni ju?
Se ai nuk ka as masa tamam, plus qe nuk ka fare minutazh.
Tetena, provoje, se nuk merr dhe shume pune. VEc....se une gjate gjithe kohes doja me e ngrene, dhe sdoja, se me vinte keq ta mbaroja.
se morra vesh pse s'ka dale komenti im qe hodha perpara .nejse.me vrave zemren dhe mua me fotot.po duket vertet yummy! thanx
Eno!
Se di fare, po fare, pse ska dale komenti...
mua keto dite me ka ndodh ne disa webs keshtu!
lere lere...se e kisha planifiku ta haja ne 4 dite...keshtu te ndare me katrore, po dje pas nje dhimbje koke...iku e gjitha!!!
po del shume e mire! C'eshte ai preashi moj aman, aman:)
po mendoja te beja ca eks te tjera me preshin, me alkool, ta shoh cdo me dali!
haha dhe mua me ndodh ajo sis' ta haj te teren me i llaf ngushellohu se ke shoqe:)
yyy preshi me alkol me bere kurioze.shife mire se preshi esh çik mistrec i jep idhtesi ca gjerave.psh preshi me celery (nuk e di ne shqip) nuk shkojne kerkund se i japin idhtesi njona tjeres..
ajt te dalte per hajer prova..
shnet
Po preshi eshte i embel, si puna e qepes, po prit tani, se do me duhet rreth nje muaj tjeter sa te provoj, se pertoj keto dite te gatuaj!
Bobobo mesi i nates ketu tek une dhe shikoj gjellera kaq te mira dhe goja lenggggggg:))
Mos ia bej kete qeder vetes, Belle Fleur,
Prsh tek Eni nuk dilnin fotot sot...ca lumturie ndjeva une...se isha urija po bente te veten:)
Keto blogje
shihen
1.me bark plot
2. para se te gatuash
hahahah..i'm honoured!
o yllo ke humb fare..nga je?
skam pas nerva me postu...
iku blogu per lesh
beautifull food, where are you from?
this food make me hungry
Hm, i am from Albania!
Thanks for the comment though,
How did u find this one?
And you know how it goes...don't look at food if you are hungry.
Dont do this to your stomach :)
Posto një koment