e mërkurë, prill 30, 2008

Darke per 0-2



Darke per 2:

Njerez: 2
KARrige: 0-2
Mish: 2 cope, pot e blere gati Cordon Blue
Sallate? Po sallate jeshile me portokall dhe me balsamic me mustarde
Biles, biles, dhe sallate Domate Mozzarella
Pjata e pare?
Penne al pesto me panna dhe kerpurdha!!!




Penne al Pesto dhe Panna me Kerpurdha

Vihet uji ne zjarr. Kur te zjeje uji mire, hidhet kripa dhe makaranat, me fal, Pennet!

Nderkohe ne nje tigan te gjere, me zjarr te ulet hidhet pak fare, po fare fare pak vaj ulliri, dhe panna. Lihet te perzihen pak me njera tjetren dhe me pas hidhet pesto dhe kerpurdhat. Ideja eshte qe te behet e mire dhe e trashe, keshtu qe duhet me e perzje gjate gjithe kohes. Nese keni djath tkackavall te grire mund ti hidhni pak, sa per ta trashur.

Kur tjene bere pennet, hidhen ne tigan dhe lihen ne zjarr me gjithe salcen per 3-4 minuta.

Pershendetet dhe Zhyljeni qe na ka mesuar ta gatuajme keshtu.

3 komente:

eni tha...

GOJA LONGGGGGGGGGGGGG

jenny tha...

Nuk e "mbyt" shija e rende e pestos shijen delikate te panas?Keto penette do ti shikoja mire ose vetem me pesto, ose me pana e kerpudha :) .

K. tha...

Jojo, nuk e mbyt fare.
Biles kombinimi i panna dhe pestos del shumë i shijshëm.
PLus duke qenë që pesto ka dhe vaj ulliri brenda atëhere del dhe më e plotë si salcë.

Puna është e gjitha tek gjetja e pannës së mirë.

Kërpurdhat edhe ia shton ...unë në fakt fus ça të ketë frigoriferi.

well... jo gjithë frigoriferi