e diel, tetor 14, 2007

Kunguj kryq me gjizë




Përbërit:

Kunguj
Gjizë
Kripë
Tym
Marxhoram
Djath i bardhë
Hudhra
Kastraveca

Kungujt qërohen dhe priten përsëgjati. Vendosen në furrë për tu pjekur. (rreth 20 minuta). Mundohuni mos ti digjni dhe ti ktheni sa knej anej.



Në një tas vendoset Gjiza dhe djathi i bardhe dhe përzihen gjersa të bëhet një masë e fortë. I hidhen hudhrat dhe kastravecat (të prera shumë hollë) dhe erëzat e tjera.


Pasi të jenë pjekur kungujt, merren 2 e nga dy, duke i vendosur në një formë kryqi dhe duke vendosur një masë nga gjiza e përpunuar në mes të tyre dhe më pas mbyllen.

Hmmmm, këto janë shumë të shijshme!!! Ma pret mendja që dhe me patëllxhana duhet të jenë shumë të mira....por kjo herës tjetër!!!


3 komente:

BEBOPCOWBOY tha...

uuummmm duken shume te shijshme. Po mendoja po sikur ne vend te fusje mbushjen me djathe ne fund ta beje me dy etapa:

1) I pjek ato kungujt deri sa te zbuten pak (sa te zverdhen)
2) Fillon dhe be kryqet me djath
3) I fut prap ne furre dhe i le te piqen deri sa te marrin ngjyre kafe te erret.

K. tha...

nuk e ke keq ti ne fakt, po une pa i djegur nuk rri...(kush do pi cigaret ne ballkon??)...
plus ato gatimet ...erdhi nje moment qe kisha nje tufe tava dhe tigane...sa i mbarova dhe nuk me hahej vetem nga ngopja e syrit.

Po une po mendoja po ti vija ndonje kerpurdhe....do dilnin te mira...po skisha nerva te hapja kanacet ne ate pike.

BEBOPCOWBOY tha...

Ajajaj, cigarelliku me gatimin jane dy gjera qe nuk shkojne bashke. Une po fillova te pi cigare me pritet oreksi dhe vrulli i gatimit. Nje gote vere shkon, nje cigare jo, te pakten sa ske mbaruar se gatuari.

Sa per ngopjen me te pare do ti qe edhe tek une vihen re te njejtat simptoma. Ne fund ca nga lodhja dhe ca nga fakti qe fut ne goje nje qind here, nje qind gjera te vogla ngopesh dhe nuk te hahet me. I ka zanati keto !!!