e martë, maj 20, 2008
Barbunja
Barbunja
3 kanaçe barbunja
2 kokrra qepë
1 hudhër
Domate (ka diced tomatos në treg për përtacët)
Mish
Meqë nuk ka barbunja në treg tani, në US mund të blini Italian green Beans.
Vini mishin për të zjerë.
PO zjen mishi?
OK.
Në një tigan hidhet pak vaj ulliri që të vijë era vaj ulliri dhe hidhet qepët. Kaurdisini mirë e mirë dhe kur të jenë zvedhur hidhni Barbunjat. ( nëse i keni barbunjat e freskëta, lajini, prijini majat dhe bishtat, dhe zjejini për 10 a 15 minuta, dhe ajdeni tek tigani tashti)
Gërr gërr gërr trazojmë Barbunjat dhe pasi të duken të pjekura mirë..dmth shumë shumë po shumë të zubutura i hidhen domatet me pak lëng.
Lihen në zjarr për disa minuta.
Mishi?
Po mishi?
Kjo e gjitha i hidhet mishit ( nëse ka shumë lëng derdhjani pak) lihet pak në zjarr, dhe pastaj vihet online dhe kot hutohesh se nuk të hahet më.
shkruajti K. në orën 2:10 e paradites 3 llafe
erëza Perime
Domate me Djath
Domate me djath të bardhë apo gjizë
3 a 4 kokrra domate të vogla
djath i bardhë
Mustardë
Qepë të njoma
Domatet pasi u prihet pjesa e sipërme pak vihen në një tenxhere të vogël dhe zihen për 10 minuta.
Ndërkohë qe vlon uji dhe domatet bashkë në një enë përzihet djathi i bardhë i shkërrmuar, pak mustardë dhe qepë të njoma të prera hollë.
Pasi të zjejnë domatet, i hiqet lëkura (sipas dëshirës kjo) dhe mbushen me djathin e gjëra të mira. Mund të shtoni dhe ndonjë arrë të qëruar.
E mira është të lihen pak në friforifer e të shërbehet të ftohta.
Me buke te thekur ..dhe ajt ca qejfi
shkruajti K. në orën 2:10 e paradites 1 llafe
erëza Erdhi VERA, Perime
Pilaf me karkaleca
Oriz
Karkaleca
Verë e bardhë
Domate të thata
Djath i grirë
krip piper
Pilaf me Karkaleca
Përgatitet pilafi si gjithmonë... dhe në një tigan hidhet pak verëe bardhë.
Karkalecat merren dhe hidhen në verën e nxehtë dhe lihen të zjejnë. Gjithashtu i hidhet dhe domatet e thata.
Pasi të jetë bërë dhe pilafi dhe karkalecat atëhere bëjmë bashkimin në tigan.
Hidhet pak më shumë verë bashkë me pilafin dhe përzjehet për 2 a 3 minuta.
shkruajti K. në orën 2:06 e paradites 0 llafe
erëza Erdhi VERA, fruta Deti
e mërkurë, prill 30, 2008
Darke per 0-2
Darke per 2:
Njerez: 2
KARrige: 0-2
Mish: 2 cope, pot e blere gati Cordon Blue
Sallate? Po sallate jeshile me portokall dhe me balsamic me mustarde
Biles, biles, dhe sallate Domate Mozzarella
Pjata e pare?
Penne al pesto me panna dhe kerpurdha!!!
Penne al Pesto dhe Panna me Kerpurdha
Vihet uji ne zjarr. Kur te zjeje uji mire, hidhet kripa dhe makaranat, me fal, Pennet!
Nderkohe ne nje tigan te gjere, me zjarr te ulet hidhet pak fare, po fare fare pak vaj ulliri, dhe panna. Lihet te perzihen pak me njera tjetren dhe me pas hidhet pesto dhe kerpurdhat. Ideja eshte qe te behet e mire dhe e trashe, keshtu qe duhet me e perzje gjate gjithe kohes. Nese keni djath tkackavall te grire mund ti hidhni pak, sa per ta trashur.
Kur tjene bere pennet, hidhen ne tigan dhe lihen ne zjarr me gjithe salcen per 3-4 minuta.
Pershendetet dhe Zhyljeni qe na ka mesuar ta gatuajme keshtu.
shkruajti K. në orën 9:22 e pasdites 3 llafe
Pilaf me Veze dhe Mish
Oriz ( 100 gram )
Mish vici
2 kokrra veze
Domate te thata
Basilic
Kripe piper etj….
Zjehet mishi dhe me lengun e mishit pergatitet dhe pilafi.
(pilafi i ka masat 1 me 2. DMth 1 gote oriz do 2 gota uje te ngrohte. Ne fillim vihet pak gjalp apo vaj ulliri dhe perzihet orizi gjeri sa te marri nje ngjyre tjeter ( dmth te lyhet n’voj) dhe ii hidhet uji) ( Ne rast se sdoni te perdorni vajra, atehere mund ta beni me vere te bardhe)
Nderkohe qe pilafi zjen me zjarr te ulet per 20 minuta, mishi vihet per tu skuqur.
Pasi te kene mbaruar te jgitha keto. Pilafi hidhet ne nje pjate te gjere.
Rrihen vezet dhe mund ti hidhni ereza dhe barishte, dhe perzihet me orizin.
Hahet sa me shpejt, se te jete me e shijshme
shkruajti K. në orën 9:16 e pasdites 0 llafe
e martë, prill 15, 2008
Bukë Misri
Duhen:
1/3 gotës (cup) Miell
1 1/3 gotës Miell Misri
Pak sheqer, Kripë
1 gotë Kos apo Sour cream
1 kokërr vezë
2 lugë vaj ulliri
Një lugë sodë buke
NJë lugë Baking Powder
Përzihen të thatat bashkë.
Në një pjatë të veçantë përzihet kosi veza dhe vaji i ullirit. Unë zakonisht këto kriprat dhe sheqernat i hedh bashkë me vezën. Këtë përzierje ua hedhim miellit, dhe i punojmë së bashku ( më mirë me një lugë apo spatul) gjerisa mos të ketë ngelur gjë e thatë.
Nëse nuk qullen të gjitha, mund ti hidhni pak ujë të ngrohtë.
Ndërkohë që punojmë brumin (merr fare pak kohë, max 10 minuta) ndezim furrën në 400 Gradë Farhenheit, dhe fusim tavën ku do të vendosim brumin.
Pasi ta kemi përgatitur brumin,
Marrim tavën (e nxehtë tava tashi, kuptohet)
I fusim brumin dhe e lejmë në furrë po me 400 gradë për 20 a 25 minuta,
Hahet ashtu e nxehtë me gjalp, djath dhe qepë të njoma.
Updejt
Del shumë e mirë gjithashtu dhe me Pesto dhe me Parmiggiano.
Apo me djath të bardhë të grirë dhe me domate të thata.
Oh...çna gjeti..vetëm bukë misri duke ngrënë.
shkruajti K. në orën 8:13 e pasdites 5 llafe
e martë, mars 18, 2008
Ali Baba
Imam Bajëlldi po hë,
Po kot mu kujtu Ali baba!
2 a 3 patëllxhana
çerek kile mish të grirë
Gjysëm qepe ose një
4 thelpinj hudhre
Pak kos
Pak djath
Kërpurdha
Patëllxhanët priten përsëgjati dhe skuqen në vaj të nxehtë.
Pasi ti keni pastruar mund ti bëni një kanal të vogël në mes.
Ndëkohë skuqet dhe mishi i grirë me qepët dhe hudhrat.
Si gjithmonë, në fillim vihen qepët dhe hudhrat, dhe më pas mishi i grirë që të marrin më shumë shije.
Këtë e përziejmë dhe me kërpurdhat, pak djath dhe pak fare kos, ( nuk kisha salcë domate) dhe i vejmë mbi patëllxhanët.
I fusim në furrë mesatare për 20 minuta.
SHkojnë shumë mirë me kos.
shkruajti K. në orën 5:11 e paradites 4 llafe
Bukë me gërsheta
Ku iku dieta??
Ku iku dieta?
Dieta në frigorifer plot me shenja yndyre.
Tani kjo është buka ime e preferuar, sidomos në Zvicër kushtonte 2.80 Franga tek Migros. Oh, sa e mirë ishte. Quhet Zöpf më duket andej.
Shih sa kollaj bëhet
Gjys Kile Miell
3.5 Dl Qumësht
Gjalp 50 gram (ose më pak)
Kripë/sheqer
Sodë Buke
Maja birre
Një të verdhë veze
Ato të gjitha më sipër përveç të verdhës së vezës mixohen për disa minuta, gjersa të marri formë brumi. Dmth përvishen mëngët dhe fillohet puna .
Dhe kuptohet pse të gjithë bukpjekësit janë më së shumti meshkuj, se do duar mashkulli ajo punë dhe do energji.... sa për femrat, hm... ja gurabijet mirë shkojnë.
Pasi të bëhet brumi, lihet për një orë i mbuluar me një copë leckë.
Pas një ore, ose dhe më vonë ska problem, fillojmë punën.
Në fillim,
DO bëjmë shiritat
3 a 4 shirita për bukë. ( lëvizja për 4 cope , njëshi pas treshit, katra pas njëshit, dhe kështu me rradhë) (ose me tre, bëni gërsheta)
Pasi të ketë marrë formën e bukur bukur, lihet dhe pak jashtë që të fryhet më shumë, dhe para se të futet në furrë me 200 gradë celsius,lyhet sipër me të verdhën e vezës.
Hahet e ngrohtë dhe me djath.
shkruajti K. në orën 5:00 e paradites 5 llafe
Kala Dibronçe me Patëllxhana dhe Kunguj
Dhe djath...dhe shumë gjëra të tjera....
2 patëllxhanë
1 kungull
Djath Danez
Arra të qëruara
1 k... Domate
Një qepë të ndarë me fletat
Erëza
një Zemër të mirë
dhe nerva për të gatuar
dhe një furrë dhe tigan
Patëllxhanët dhe kungujt priten vertikalisht që të bëhen rrathë rrathë, lihen në kullesë për gjysëm ore dhe vihen për tu skuqur në një tigan me vaj për 5 minuta.
Mund ti vini dhe në furrë gjithashtu me ujë për 30 minuta dhe ti lini të piqen atje, po kjo puna e tiganit është më e shpejtë.
Më pas, (angari o angari) fshijini mirë e mirë që të mos u lini shumë yndyrë.
Sa më i nxehtë të jetë vaji i skuqjes aq më pak thithin këto vaj, po sërish xhelatinë bëhen dreçkat.
Djathin Daney (danez nga ai i buti, apo double cream feta në US) e përziejmë me arrat dhe me erëza. (kam kohë që i kam gatuar smë kujtohet mirë)
Bëjmë shtrimin. Dmth unë bëra shtrimin..
Një rrumbullake Patëllxhan
NJë rrumbullake kungull
Një fletë qepë
Djathi me arrat
NJë rrumbullake patëllxhan apo kungull
Një copë domate.
Ashtu vihen në furrë për 15 minuta.
shkruajti K. në orën 4:51 e paradites 2 llafe
Kek me rrush te thatë
5 kokrra veze
miell
Sheqer
1 gote kos
1 gote vaj
rrush te thate
kakao
Arra
Sode buke
Rrihen mire vezet dhe i hidhet kosi dhe vaji.
Pasi te jene perziere mire e mire, fillohet i hidhet mielli pak e nga pak, dhe sheqeri gjerisa brumi te behet gjysem i trashe, dhe te mos rreshkase kollaj nga luga. ( dhe nderkohe mund te filloni ta hani ashtu sic eshte pasi eshte shume e shijshme).
I hidhet dhe rrushi i thate.
Ne taven speciale ( nga ato me vrime) per kekun hidhet afersisht 90% e mases. ( ose 80% nese iu pelqen me shume brumi me kakoo)
mases qe ngelet i hidhet kakao , perziehet mire. Lepihet, hahet...dhe vihet ne furre me 220 Grade.
Pas 1 ore eshte gati...dhe me zemer te thyer hahet, se si brumi nuk ka!
shkruajti K. në orën 4:48 e paradites 4 llafe
erëza brumëra, për qejf të shpirtit