Më kish marrë malli për ca Sanduiçe të Zvicrës me gruyere...kështu pa shance për të gjet të njejtën bukë....dola në konkluzionin...
600 gram Miell
300 ml Qumësht
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle sheqer
maja birre
Sodë buke
1 kokërr vezë
Merret të gjitha këto, hidhen në një tas dhe rrihen e rrihen mirë e mirë. Punohet brumi, dhe mbulohet me një letër alumini dhe lihet për 1 orë që të fryhet.
Më pas ndahet në forma të vogla, dhe lihet dhe një orë tjetër.
Pas këtij dy orëshi, që duket si 2 vjet, vihen në furrë të ngrohtë me zjarr të mesëm. Pas 20 minutash janë gati.
e shtunë, nëntor 17, 2007
Pain Au Lait
shkruajti K. në orën 9:54 e pasdites
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
6 komente:
dhe djathit si ja thone emrin, nga eshte ?
gruyère gruyère.
me shkrive me ate 2 oreshin qe zgjaste sa 2 vjet:)
po normal se te iken mendja, gjithe ai brum ashtu i mire (se une e haj dhe brumin e gjalle) ...dhe duke prit e prit....
ama.... kane dale te shijshme, se i jep qumeshti nje shije aq te mire, sa me hahet pershesh me qumesht....
p.s. Dieta m'ka kap nga veshi
hahahah dhe une jam fanse brumi te gjalle..madje vetem e tij se kur piqet s'para e kam qejf:)
ehhhhh....lere brumin e bukes, por brumi i kekut... ishte bere si ritual te djelave,
keku dilte si muffin" se trecerkut i futeshim me luge. Sidomos pjeses se fundit kur i hidhej kakao.
Posto një koment