e enjte, nëntor 01, 2007

Speca dhe Domate të mbushura me mëlçi

Speca
Domate
Mëlçi
Djath
Kërpurdha
erëza
Krem Djathi
Oriz
Lëng Mishi
verë e kuqe



Specat dhe domatet, priten tek bishti dhe u hiqet pjesa e brendshme.

Mëlçitë skuqen në një tigan të gjerë, u hidhen erëzat, kërpurdhat dhe domatet. Përzihen me verën e kuqe dhe me kremin e djathit.
Pasi të jetë bërë pak masë e trashë i hidhet pak lëng mishi bashkë me orizin (orizin mund ta zieni disa minuta që përpara). Lihet në zjarr të vakët për pak minuta.
domateve. Mbushin
Më pas masa i hidhet specave dhe domateve dhe vendosen në një tavë dhe u hidhet dhe lëngu i mishit.
Mos i mbushni plot, pasi orizi kur zjen hapet si me qenë në supë.


Domate dhe mëlçi dilte shumë e mirë. ende nuk e kam provuar specin e mbushur.

3 komente:

eni tha...

vdes per kombinim speci te kuq me djath.kjo melçia me intrigoka ..ishalla e provoj se shpejti! thx!

belle_fleur tha...

Fotoja te merr me qafe, duket e shijshme. Melcia e ferguar me vere eshte kombinim shume i mire, i jep nje shije te vecante.

K. tha...

Te mira dalin, po shume e cuditshme eshte kur ha dhe ne vend te mishit te del melcia!

Duket si me hile!