e shtunë, dhjetor 29, 2007

Kadaif!

Për inat të gjithë atyre viteve që kam prit të haja kadaif!

Një gjë për të ditur mbi kadaifin: NUK KA GJË MË TË LEEEEEHTË !!!!


Duhen:

Gjys kile kadaif
Arra të qëruara (më mirë ti qëroni vetë)
200 Gram Gjalp


Shërbeti:

4 gota sheqer ( kam përdor sheqer të bardh dhe kaf)
3 gota ujë.

Kadaifi shkriftohet mirë e mirë. Vendose në një tavë të lyer me pak gjalp.
Vendoset një shtresë kadaif.
Një shtresë arra.
Një shtresë kadaif.

Gjalpin e shkrijmë dhe ia hedhin përsipër.

E fusin në furrë 250, për 20 min.

Pasi e heqim nga furra e lejmë të ftohet.

Përgatisim shërbetin.
Unë e bëra të hollë, nuk e lashë shumë të trashej.
Shërbetin ia hedhim kadaifit të ftohtë.

Dhe ja , më thjesht se kaq nuk ka.
E vetmja gjë është nëse nuk doni të ngrini pesha, atëherë hidheni shërbetin me GARUZHDE.

Për qejf, o sa mirë je moj ëmbëlsirë.

2 komente:

eni tha...

rrofsh 4 sharing! urime urime urime per vitin e ri!

tetena tha...

dhe fshih peshoren ca shekuj - e them nga inati se na shkoi goja leng.

Gezuar festat - me mire vone se fare