e martë, tetor 16, 2007

Patëllxhana në furrë pa mish

Pa mish....pa mish....nuk kisha mish...po kisha patëllxhana dhe domate dhe djath dhe nje kungull...kështu që doli diçka...që shpresoj të jetë e ngrënshme.

Përbërësit:
Patëllxhana
Kunguj
Domate apo salcë domate
Hudhra
Qepë
Djath i bardhë
Erëza

dhe një furrë e 2 tiganë.

Patëllxhanët dhe kungujt, qërohen nga pak dhe priten vertikalisht. Skuqen në tigan(jo digjen) dhe më pas (këtu është lodhja më e madhe) fshihen me piceta letre, që tu iki yndyra.



Në një tigan tjetër vendosen hudhrat dhe qepët. Skuqen për 2'3 minuta dhe hidhet salca.
Lihen në zjarr për 20 minuta duke i përzierë herë pas here.

Më mirë ti bëni të dyja njëkohësisht...se nuk është ndonjë qejf i madh ti rrish salcës tek koka për 20 minuta.



Më pas vendosen në nje tavë dhe i hidhet djath (skemi mish sot).Unë i vura dhe nja 3 të verdha veze që të shërbjnë si proteina. Dhe futen në furrë ( uuuuu ngrohet furra që përpara tek 170'200 celsius.
Tani pritet rezultati.





Ideja: Duhet mish...

P.s. Seriozisht, patellxhanet jane shume te mire...uaaaa....
P.s.Tjeter....kjo veza u dukerka shume e shpifme ne fotografi!

4 komente:

eni tha...

yum yum yum..fluturoi petulla ime per sot:)

Anonim tha...

pa fryme dhe asnje verejtje rreth vezes

Ash Wednesday tha...

Veza eshte si Brad Pitt-i i kuzhines.
Kurdohere qe te perdoret, vetem shije sjell.

K. tha...

Une i hodha parmiggiano me pas dhe dhe kokrriza buke dhe del shume me e mire....
por pasi lexova kete punen e Brad Pitt....shkova aty ...duke prekur te vetmen veze te ngelur :

"BRad, aty je?mos ke ftohte? Brad.....thirra thirra...pasaj ne anglisht!
Me pas u kujtova " brad...cohu se ka ardh anxhelina!