e enjte, tetor 18, 2007

Pilaf me Pulë

Pas gjithë këtyre ditëve që vetëm dëgjoj njerëz që hajnë pilaf me pulë...sot i erdhi dita.

Përbërësit:

Oriz (1 gotë)
2 kofsha pule
Qepë
3 arra
disa kokrra rrush
karrota
gjizë
kos
verë e bardhë
majdanoz
parmiggiano
djath sanduiçi
hudhra


Zjehet pula për qejf me gjithë karrotat.

Ndërkohë që zjen pula, prihet qepa (jo shumë e imët).Merret një tavë dhe lyhet me yndyrë dhe vihen qepët. I hidhen hudhrat, arrat e qëruara, rrushi, gjiza, karrotat e zjera dhe kripë e parmiggiano.
Mbi to vendosen kofshët e pulës dhe i hidhet pak parmiggiano sipër, majdanoz, 2 feta djath sanduiçi.Dhe i hidhet pak nga lëngu i pulës dhe verë e badhë.

Futet në furrë...dhe kontrollohet herë pas here. për 20'30 min do jetë gati.

Tani mund të bëni pilafin. (unë e bëj pa yndyrë). Hedh pak verë të bardhë në një tenxhere të vogël. Dhe pasi të jetë ngrohur mirë vera i hedh Orizin.

E përziej mirë e mirë, dhe më pas i hedh 2 gota me lëngun e pulës. Kripë dhe ndonjë erëz ( ca mkapi dora) dhe lihet në zjarr shumë të ulët.

Shoqërohet me kos.

4 komente:

eni tha...

çere jon kto gjona t'mira qe na ke bo:) mmm po marr nje legen perpara se te futem te blogu jot qi sot e tutje:)

K. tha...

Pse te duhet legeni dhe i here??? se nuk e kuptova.... vetem se fillova tu qesh, ngaqe e kisha harruar fjalen legen fare!

Legen
sallake
Kokme
fuqi
kove
:)

eni tha...

per jarget pra mo:)

K. tha...

Kaci, kaci me mire