e enjte, tetor 25, 2007

Supë me domate

Unë mbaroj për supë domatesh. Sidomos në verë kur e shërbejnë të ftohtë.

Po siç e kam thënë, kur skemi lekë gatuajmë vetë. Ja si u bëka dhe kjo supa.


1 kuti me domate të qëruara

2 thelpinj hudhra

1 qepë shallots

Borzilok( Basilik...është borzilok?)

gjalp

Verë e kuqe

Në një tenxhere vendoset pak gjalp, dhe i hidhen hudhrat dhe qepa e prerë shumë imët.
Pasi të jenë skuqi i çik, hidhet masa që ka në kuti të domatave.

Lihet të ziejë për 10 minuta max, dhe më pas, merret nje mixer dhe hidhet gjysma e supës. Më pas gjysma tjetër, dhe ja iku dhe supa.
Oh....i vihet dhe baziliku

Unë i hodha dhe pak merlot, sa për shije.

2 komente:

Anonim tha...

kujdes nga dehja

K. tha...

eh....ai merloti, eshte merlot bullgar apo rumun, që e bleva unë ta provoja por ishte shumë i keq, kështu e kam përdorur në çdo gatim,

Se kam gjet mënyrën se si të mos gatuaj me yndyrë dhe gatuaj me verë të bardhë apo të kuqe.

Kur të rritem do gatuaj me konjak.