Përbërësit:
Tre speca me ngjyra të ndryshme ( kuq, verdhë, jeshil )
100 gram djath të bardhë ose më mirë "Chevre"
Vaj ulliri (4 lugë)
Uthull Balsamike
2 thela hudhre të shtypura
Erëza
dhe ca Crackers
Piqni tre specat ne furrë ose më mirë në tigan me zjarr të mesëm, pa vaj.
Pasi të piqen hiqini lëkurën dhe vendosini në nje pjatë me uthull Balsamike për disa minuta. Lëreni lëngun e tyre të përzihet me uthullën.
Futini në mixer një nga një, dmth veç e veç dhe hidhini pak nga uthulla dhe pak nga lëngu i tyre.
Në një pjatë tjetër vendosni djathin dhe hudhrat dhe përzijini mirë duke i hedhur pak vaj ulliri dhe me erëza.
Merrni 3 gota shotesh...
dhe vendosni me rradhë
1 shtresë me një nga specat
1 shtresë djathi
1 shtresë tjetër nga specat
1 shtresë djathi
1 shtresë tjetër specash
vendosini në frigorifer për 1 orë ose më shumë të mbuluara me qese.
SErviren si hyrje.
Duhet të vendosen në gota shoti se mua më dolën jo kaq të bukura. Foto po vjen....
e hënë, tetor 01, 2007
Tri Ngjyrësh me Speca dhe Djath
shkruajti K. në orën 8:53 e pasdites
erëza appetizers, djath, Perime
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
1 koment:
Mireserdhe,
shume tasty recetat. Shijen me te mire specat e pjekur e arrijne ne grill. Te lepish gishtat.
Posto një koment